Mickoski: U lëshua në përdorim pishina e mbyllur në Kisella Vodë,  deri në fund të verës do të përfundojnë edhe 4 të tjera

Të nderuar,

Bashkëngjitur po ju dërgojmë deklaratën e Kryeministrit Mickoski nga ngjarja e sotme solemne e lëshimit në përdorim të pishinës së mbyllur që është në kuadër të ShFK  "Nevena Georgieva-Dunja" në Komunën e Kisella Vodës:

"Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar të pranishëm këtu në këtë eveniment të bukur,

Nuk kam asgjë më shumë për të shtuar përveç asaj që tashmë tha ministri dhe kompania që po ndërton  këtë objekt dhe kryetari i Komunës  së Kisella Vodës.

Mund t’ju uroj vetëm që fëmijët e kësaj shkolle fillore, por edhe të gjithë nxënësit e shkollave fillore nga Komuna e Kisella Vodës, ta përdorin atë për një kohë të gjatë.

Të përfundojmë edhe shumë projekte të tjera si ky. Është shumë e rëndësishme që gjithçka që është filluar të përfundojë, që të mos lejojmë që gjërat të bëhen monumente të një kohe, pavarësisht se sa na ka pëlqyer ose jo në të kaluarën. Janë shpenzuar para të qytetarëve dhe ato duhet të përfundojnë, në mënyrë që të vihen në funksion  që të mund t'i përdorin qytetarët.

Vijojnë  edhe 4 të tjera  të cilët deri në fund të verës nga ky kontraktor do të duhet të vihen  në funksion.

Ajo që mund të them unë është se  mbetemi një Qeveri që do të jetë një Qeveri e fokusuar në realizimin e projekteve, reformave dhe një Qeveri që shikon nga e ardhmja.

Urime edhe një herë”.