Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me rritjen e pagave në vend, duke pasur parasysh të dhënat e fundit statistikore, sipas të cilave paga mesatare neto është rritur dhe arrin në 45,800 denarë, deklaroi:
"Gjëja e parë që dua të them është se as kjo nuk është e mjaftueshme. Se paga mesatare duhet të jetë edhe më e lartë, dhe në atë drejtim ne, si Qeveri, vazhdojmë të punojmë.
Por edhe vetë fakti që si bruto ashtu edhe neto, nga paga mesatare janë rritur më shumë se 11% është një përgënjeshtrim për të gjithë ata, do të thoja, nekrofilë brenda opozitës, të cilët periudhën e kaluar vazhdimisht shpiknin dhe përhapnin gënjeshtra në opinion, se pagat nuk rriten, se pagat stagnojnë, etj.
Por këto të dhëna që po vijnë janë vetëm dëshmi e mjaftueshme se ata, përveçse nuk e thonë të vërtetën, ata spekulojnë, shpikin dhe krijojnë të pavërteta. Ata nuk mund të bëjnë asgjë tjetër dhe pikërisht për këtë arsye situata në opozitë është e tillë, dhe pikërisht për këtë arsye populli e ka humbur besimin tek ata”.
Qeveria vazhdon të punojë, tha Kryeministri, në mënyrë që qytetarët të kenë të ardhura edhe më të larta.
“Dhe natyrisht, ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë për të ardhura edhe më të larta për punëtorët, sepse ky është qëllimi ynë, të realizojmë atë që qytetarët presin nga ne”, shpjegoi Mickoski.