Mickoski: Do të rikonstruktohen 15 salla sportive shkollore në të gjitha rajonet

Sot, gjatë vizitës në konviktin studentor "Kuzman Josifovski - Pitu" në Shkup, Kryeministri Mickoski u përgjigj në pyetjen gazetareske lidhur me sallat sportive shkollore në vend:

“Për momentin, nëse nuk gaboj, është drejt përfundimit procedura e tenderimit për rreth 15 salla sportive shkollore, për rikonstruktimin e tyre, në 14 komuna, në të gjitha rajonet. Kështu që, vlerësoj se me përfundimin e kësaj procedure do të shtohet vlerë dhe cilësi në kuadër të procesit arsimor tek ne në Maqedoni.”