Mickoski në inspektimin e tre projekteve: Me dinamikë të shkëlqyer realizohen projektet në Komunën e Petrovecit

Mirëdita edhe nga unë. Për mua është kënaqësi  kur mund të bëjmë inspektimin e punimeve ndërtimore që po zhvillohen në të gjithë territorin e vendit, është shumë e rëndësishme, sepse megjithëse bëhet fjalë për projekte që së shpejti do të përfundojnë dhe do të vihen në funksion.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për sallë sportive, nëse bëhet fjalë për një sistem furnizimi me ujë apo kanalizime, apo rrugë të reja lokale, rajonale, e gjithë kjo është pjesë e qëllimit dhe angazhimit tonë si Qeveri për ta shtuar vlerën e cilësisë së jetës së qytetarëve të Maqedonisë.
Uroj kryetarin e Komunës sepse shoh që në komunën Petrovecit projektet po zhvillohen me një dinamikë të shkëlqyer. Nga këtu vazhdojmë diku tjetër për të inspektuar projektet që janë pjesë e programit të Qeverisë e cila i financon ato projekte përmes ministrive përkatëse.
Vetë kryetari i Komunës tha se ato janë pjesërisht përmes Ministrisë së Transportit, pjesërisht përmes ministrive të tjera, kështu që është shumë e rëndësishme që ne të jemi të pranishëm,  të monitorojmë në vazhdimisi,  të inspektojmë punimet që po përfundojnë, sepse së shpejti nga sot të gjitha këto punime do të kenë përdorues dhe kjo është mirë.
Është mirë kur ndërtohet, kur zhvillohet, dua vetëm që ne si Qeveri të vazhdojmë në atë drejtim, por edhe kryetarët e komunave deri në fund të këtij mandati dhe të gjithë ata kryetarë komunash që do të fitojnë besimin në zgjedhjet lokale. Unë besoj fuqimisht se shumica e atyre kryetarëve të komunave do të jenë nga koalicioni aktual qeveritar, do të vazhdojmë të zhvillojmë komunat atje ku koalicioni dhe qeveria e mëparshme nuk arritën sukses, sepse filozofia e tyre ishte se është më mirë të vjedhësh sesa të ndërtosh. Por ne kemi një filozofi të kundërt - të ndërtojmë, në vend që të bëjmë gjëra që nuk janë të mira.