Më 15 gusht, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit të mbrojtjes Vllado Misajllovski, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Sashko Lafçiski, dhe ambasadores së SHBA-së, Angela Aggeler, në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip u promovuan 29 automjete të blinduara të tipit JLTV. Me këtë, numri i përgjithshëm i këtyre automjeteve që posedon Armata u rrit në 67.
“Si kryeministër i Qeverisë, gjithmonë njëra ndër prioritetet e mia ka qenë siguaria e shtetit, ruajtja e paqes, stabilitetetit të vendit, sepse kushte themelore për të ndërtuar një shoqëri që përparon dhe që ofron të ardhme për të gjithë qytetarët. Një hallkë e pandashme e këtyre ambicieve, natyrisht, është edhe Armata e Maqedonisë,” tha kryeministri Mickoski.
Sot, shtoi ai, jemi të pranishëm në këtë ngjarje që, do të thoja, është vazhdim i asaj që ndodhi një vit më parë, për të cilën foli edhe e nderuara Ambasadore e SHBA-së, dhe jam me të vërtetë krenar që – ngadalë, por sigurt – po plotësojmë kapacitetet, po kompletohemi dhe po e forcojmë Armatën e Maqedonisë. Këtu nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë edhe më tej, ishte mesazhi i Kryeministrit.
Ministri Misajllovski theksoi se kapacitetet mbrojtëse të Armatës vazhdojnë të rriten dhe të forcohen, dhe se në bashkëpunim me SHBA-në dhe programet përmes të cilave bëhen blerjet për modernizimin e Armatës së Maqedonisë, numri i automjeteve të blinduara të lehta është rritur pothuajse dyfish.
„Ministri Misajllovski theksoi se 29 automjetet e reja të blinduara, të cilat janë siguruar përmes marrëveshjes Qeveri me Qeveri, tashmë janë pjesë e Armatës. Me këtë dërgesë të re, po i afrohemi numrit të nevojshëm të automjeteve, dhe përveç kësaj, pritet që së shpejti të arrijnë edhe një pjesë e automjeteve të blinduara STRYKER, të cilat gjithashtu janë të prodhimit amerikan,” tha Misajllovski, duke shtuar se këto automjete janë të destinuara për Grupin e Lehtë Batalionik të Këmbësorisë – njësia jonë e deklaruar, e cila do të jetë e gatshme për dërgim në misione, në rast nevoje.
Ministri informoi se janë nënshkruar edhe 7 marrëveshje të reja me SHBA-në – projekte që janë në proces realizimi dhe që kanë të bëjnë me blerjen e pajisjeve për forcat speciale, blerjen e sistemeve pa pilot (dronë), pajisje për mbrojtje kibernetike, armatim të lehtë këmbësorie, mjete për mbrojtje personale dhe një komplet për kontrollin e zjarrit të bashkërenduar.
Ambasadorja Aggeler theksoi se këto automjete të blinduara të lehta përfaqësojnë mishërimin e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për Maqedoninë e Veriut dhe aftësitë e saj mbrojtëse, dhe gjithashtu janë një “simbol i fuqishëm dhe i fortë i përparimit tuaj drejt arritjes së një Armate të modernizuar, e cila do të jetë e pajisur dhe e gatshme të përballet me nevojat dhe kërkesat e mjedisit të sotëm të ndërlikuar të sigurisë.”