Dje, në zyrat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut iangazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai,zhvilloi një takim me një grup sipërmarrësish nga Turqia, të cilëtshprehën interes të madh për bashkëpunim ekonomik dheinvestime në vend. Takimi, i zhvilluar në një atmosferë miqësoredhe konstruktive, u fokusua në forcimin e marrëdhënievebilaterale dhe potencialin për zhvillim të përbashkët.
Zëvendëskryeministri Fetai theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyerames Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë arriturnivelin e partneritetit strategjik, krijojnë bazën ideale për rritjene bashkëpunimit ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja përinvestime të huaja. Ai veçoi avantazhet për investitorët turq, përfshirë kornizën e favorshme ligjore, uljet tatimore dheaksesin e lehtë në tregun rajonal.
Në takim mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Investimeve tëJashtme, Refik Xhemaili, i cili prezantoi mundësitë specifike përinvestime në sektorë si ndërtimtaria, tekstili, agronomia dheturizmi. Sipërmarrësit turq shprehën entuziazëm dhe ranë dakordpër hapa të mëtejshëm për projekte të përbashkëta.
Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës së sipërmarrësve turq nëMaqedoninë e Veriut, e cila përfshiu edhe takime me Ministrin e Shëndetësisë dhe vizita në rajone si Haraçina dhe Likova, duke treguar angazhimin e Qeverisë për tërheqjen e investimeve tëhuaja dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal.