Andonovski: Pas 8 vitesh vakum, Maqedonia fiton Strategji Kombëtare për TIK – “SMART/MK 2030”

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, sot e prezantoi Strategjinë e re Kombëtare për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit – “SMART/MK 2030”, me ç’rast Maqedonia, pas tetë vitesh, më në fund do të ketë një plan modern dhe gjithëpërfshirës për zhvillim digjtal.
“Ky dokument paraqet një udhërrëfyes për atë se si shteti ynë do ta realizojë të ardhmen e vet digjitale – e harmonizuar me vlerat dhe standardet evropiane për Dekadën digjitale 2030, por edhe me vizionin dhe nevojat maqedonase”, theksoi ministri Andonovski.
“SMART/MK 2030” është dokument nacional, pjesë e një agjende më të gjerë digjitale evropiane për zhvillim. Si një vend kandidat, Maqedonia e pranon kornizën e Dekadës digjitale evropiane, e cila parasheh katër qëllime deri në vitin 2030:

  • Qytetarë të trajnuar për përdorimin e mjeteve digjitale dhe ekspertë të kualifikuar në fushën e TIK-ut,
  • Infrastruktura e sigurt dhe e lidhur,
  • Shërbime publike të digjitalizuara,
  • Biznese të integruara  digjitale.

“Strategjia jonë ndjek drejtpërdrejt këto prioritete evropiane. Ajo e forcon konvergjencën institucionale me vendet anëtare, krijon mundësi për pjesëmarrje në programet digjitale evropiane dhe mundëson qasje në instrumente financiare dhe ndihmë teknike nga Bashkimi Evropian. Me këtë, bëhemi pjesë aktive e komunitetit digjital evropian – si partner që kontribuon me njohuri, zgjidhje dhe inovacione të veta,” theksoi ministri Andonovski.
Kjo strategji është rezultat i një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës. U mbajtën dhjetëra diskutime publike dhe konsultime online. Në përgatitjen e saj morën pjesë mbi 300 ekspertë, institucione, oda ekonomike, organizata joqeveritare, universitete dhe përfaqësues nga industria e TIK-ut.

“Çdo rekomandim, çdo masë dhe çdo prioritet buron nga një konsensus i përbashkët – se si të ndërtojmë një Maqedoni digjitale që i bashkon të gjitha sektorët shoqërorë,” përfundoi Andonovski.
Strategjia shoqërohet me një Plan Veprimi, i cili e shndërron vizionin në hapa konkretë. Fokusi është te zbatimi i shpejtë, treguesit e qartë dhe vlerësimi i vazhdueshëm.