Јавен повик за пријавување претставници на граѓански организации и заинтересирани лица за учество во работни групи за изготвување на Национална стратегија за развој на концептот за едно општество и интеркултурализам во Република Македонија

MK
Институција која огласува: 
Канцеларија на Претседателот на Влада на Република Македонија
Рок на пријавување: 
07.11.2018

На 93-тата седница, одржана на 08.10.2018 година, Владата ја усвои Информацијата за потребата од изработка на Национална стратегија за развој на концептот за едно општество и интеркултурализам. Изготвувањето и спроведувањето на Стратегијата е во согласност со Програмата на Владата на Република Македонија, како и во согласност со стратешките приоритети на Владата за 2019-та година. Нејзината цел е да се подобри интеркултурната толеранција во Македонија помеѓу различните култури и заедници, како и преку неа да се спроведат препораките на Советот на Европа од последниот извештај на Европската Комисија.  

Канцеларијата на Претседателот на Владата на Република Македонија објавува Јавен повик за пријавување на претставници на граѓански организации и заинтересирани лица за учество во работни групи за изготвување на Националната стратегија за развој на концептот за едно општество и интеркултурализам во Република Македонија.

Националната стратегија за развој на концептот за едно општество е значаен документ кој прв пат се подготвува во Република Македонија, а е од особено значење имајќи ја предвид поделеноста на општеството по различни основи. Во согласност со определбата на Владата на Република Македонија за партнерство со граѓанското општество во процесот на креирање и спроведување политики, како и директно и суштинско учество на граѓанските организации во изготвување на овој стратешки документ, ќе се формираат работни групи составени од претставници на институциите и граѓанското општество, кои активно ќе учествуваат во целокупниот процес на подготовка на Стратегијата.

Стратегијата ќе се изготвува во период од шест месеци во седум кластери и тоа:

  1. Кластер правна рамка: Анализа и подобрување на правната рамка за афирмативен развој на концептот на Едно општество и интеркултурализмот, а особено во рамките на преговарачкиот процес за пристапување кон ЕУ и отворањето на поглавјето 23. Подобрување на правната рамка за превенцијата и санкционирањето на говорот на омраза како најголеми закани за слободата на изразувањето.
  2.  Кластер образование: Подобрување на политиките во формалното и неформалното образование за развој на концептот за Едно општество и интеркултурализам.
  3. Кластер култура: Во рамките на Стратегијата за култура да се вградат стратешки мерки за промоција на интер-културната толеранција и разбирање.
  4. Кластер медиуми: Подобрување на програмата на јавниот сервис и поддршка на приватните медиуми за промоција на концептот за Едно општество и интер-културна толеранција.
  5. Кластер локална самоуправа: Градење на политики и мерки за развој на интеркултурализмот на локално ниво.
  6. Кластер млади: Мерки за намалување на омразата помеѓу младите од различните заедници, работа со навивачките групи за сузбивање на меѓуетничката омразата и манифестација на расизам. Градење на политики и организирање на поголем број на настани и манифестации, кои со своите содржини, актери и пораки би биле во функција кон  подигање на интер-културната толеранција.
  7. Кластер општествена кохезија и интеграција: Mерки за намалување на интер-културната дистанца, политики на интеграција на припадниците на помалубројните заедници во јавниот живот, ефективно учество во општествено - економскиот живот на сите заедници

Сите заинтересирани граѓански организации и лица кои сакаат да учествуваат во работните групи, потребно е да се пријават на следниот линк, во рамки на кој треба да прикачат портфолио на граѓанската организација, односно CV (Curriculum Vitae) за физичките лица на македонски или албански јазик;

Рокот за пријавување е 7 ноември 2018 година (среда), 16.00 часот.

Контакт: ednoopshtestvo@vlada.gov.mk

Лице за контакт: Д-р Рубин Земон, посебен советник за развој на мултикултурното општество, интеркултурализмот и интер-културните комуникации - 071 327 746


Thirrje publike për regjistrim të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe personave të interesuar për pjesëmarrje në grupe pune për hartimin e strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit në Maqedoni

Institucioni që e shpall thirrjen:

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë

Afati i aplikimit:

07.11.2018

Në seancën e 93-të, të mbajtur më 08.10.2018, Qeveria miratoi Informacion mbi nevojën për hartimin e një Strategjie kombëtare për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit. Zhvillimi dhe zbatimi i Strategjisë është në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, dhe në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë për vitin 2019. Qëllimi i saj është përmirësimi i tolerancës ndërkulturore në Maqedoni mes të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme dhe nëpërmjet saj të zbatohen rekomandimet e Këshillit të Evropës  nga raporti i fundit i Komisionit Evropian.

Zyra e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë shpall thirrje publike për regjistrim të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe personave të interesuar për pjesëmarrje në grupe punuese për hartimin e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit në Republikën e Maqedonisë.

Strategjia kombëtare për zhvillimin e konceptit të një shoqërie është një dokument që përgatitet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë, dhe është veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh ndarjen e shoqërisë në baza të ndryshme. Në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për partneritet me shoqërinë civile në procesin e krijimit dhe zbatimit të politikave, si dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë dhe domethënëse të shoqërisë civile në përgatitjen e këtij dokumenti strategjik, do të formohen grupe pune të përbëra nga përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e përgjithshëm të përgatitjes së Strategjisë.

Strategjia do të zhvillohet në periudhë prej gjashtë muajve në shtatë grupe pune, si më poshtë:

  1. Korniza ligjore: Analiza dhe përmirësimi i kornizës ligjore për zhvillimin afirmativ të konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit, veçanërisht në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim në BE dhe hapjes së kapitullit 23. Përmirësimi i kornizës ligjore për parandalimin dhe sanksionimin e gjuhës së urrejtjes është një nga më të mëdhenjtë si kërcënim më i madh për lirinë e shprehjes.
  2. Arsim: Përmirësimi i politikave në arsimin formal dhe joformal për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit.
  3. Kultura: Në kuadër të Strategjisë për kulturë do të përfshihen masa strategjike për  promovimin e tolerancës ndërkulturore dhe mirëkuptimit.
  4. Media: Përmirësimi i programit të shërbimit publik dhe mbështetja e mediave private për të promovuar konceptin e një shoqërie dhe të tolerancës ndërkulturore.
  5. Vetëqeverisja lokale: Ndërtimi i politikave dhe masave për zhvillimin e interkulturalizmit në nivel lokal.
  6. Të rinjtë: Masa për të zvogëluar nivelin e urrejtjes ndërmjet të rinjve nga komunitetet e ndryshme, punë me grupet e tifozëve për të zhdukur urrejtjen ndëretnike dhe manifestimin e racizmit. Ndërtimi i politikave dhe organizimi i një numri më të madh të ngjarjeve dhe manifestimeve, me përmbajtjen e të cilave aktorët dhe mesazhet do të synojnë rritjen e tolerancës ndërkulturore.
  7. Kohezioni social dhe integrimi: Masa për të zvogëluar distancën ndërkulturore, politikat e integrimit të pjesëtarëve të bashkësive më të vogla në jetën publike, pjesëmarrje efektive në jetën shoqërore dhe ekonomike të të gjitha komuniteteve.

Të gjitha OJQ-të e interesuara dhe individët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në grupet e punës, është e nevojshme të aplikojnë në këtë link, ku duhet të bashkangjitet portofolio e OJQ-së, respektivisht biografi e shkurtër - CV (Curriculum Vitae) për personat fizik në gjuhën maqedonase ose në gjuhën shqipe;

Afati i fundit për aplikim është 7 nëntor 2018 (e mërkurë), ora 16:00.

Kontakt: ednoopshtestvo@vlada.gov.mk

Personi për kontakt: Dr. Rubin Zemon, këshilltar i veçantë për zhvillim të shoqërisë multikulturore, interkulturalizmit dhe komunikimit ndërkulturor - 071 327 746