Kryetar i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe Ministër për punë të Brendshme, Oliver Spasovski, zëvendëskryetaren e Qeverisë dhe Ministre e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe ministra nga Qeveria e RM-së, sot morën pjesë në komemoracionin për vdekjen e hershme të kryetarit tani më të ndjerë të Komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski, dhe i shprehën ngushëllime bashkëshortes, anëtarëve të familjes si dhe kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të kryetarët të Ohrit dhe njëherit profesor në Fakultetin për Turizëm dhe Hoteleri në këtë qytet.
Në mbledhjen komemarative fjalë mbajtën, kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, në Kuvendin e RM-së, Tomislav Tuntev, kryesuesja e Këshillit të Komunës së Ohrit, Zhivka Angelovska, sekretari i komunës, Igor Bezhoski, vëllai Stojmir Stojanoski dhe djali Dimitar Stojanoski.
Në vazhdim të kësaj kumtesë, ua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryetarit të Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev:
“Në këto momente është vështir të gjenden fjalë ngushëlluese për familjen e Jovanit. U largua herët nga jeta e më të afërmeve të tij. Mbetën shumë plane dhe pritje të përbashkëta.
Në këto momente të mërzisë së madhe, më lejoni që në emrin tim dhe në emrin e anëtarëve të Qeverisë së RM-së, të shprehë ngushëllime të sinqerta deri tek të gjithë anëtarët e familjes suaj, deri te familjarët dhe miqtë.
U largua shumë herët për të gjithë ne.
Vdekja e papritur e Jovanit është humbje për bashkësinë akademike, për shtetin ton, për partin LSDM-ën dhe për qytetin e Ohrit. Gjatë viteve të kaluara ai dha kontribut të madh me përkushtimin e tij në punë. La gjurmë dhe respekt, që do të mbahen mend përgjithmonë.
Jovani ishte koleg, mik dhe profesionist i madh. Si kryetar Komune ishte i përkushtuar në vizionin e tij që Ohri të jetë kryeqendër e vërtet kulturore, turistike, evropiane.
Ai njihej si njeri, mik dhe bashkëqytetar me natyrë të ngrohtë dhe të afërt. Ishte i hapur për biseda për çfarëdo problemi personal. Për çdo iniciativë dhe propozim. Respektonte dhe kuptonte.
Veprimet e tija dhe sjelljet e tija me maturi, pa imponim dhe me kujdes i ndante me të gjithë që bashkëpunonte dhe takohej.
Këto vlera bënin që secili koleg i tij, bashkëpunëtor, mik dhe të gjithë bashkëqytetarët dhe shoqëria më e gjerë të ja kthejnë në mënyrën e njëjtë. Me respekt të thellë.
Humbëm një njeri të mirë, korrekt dhe të suksesshëm.
U largua shumë herët, por kujtimi për të do të ngel përgjithmonë.
Le të prehet në paqe, lavdi e përjetshme”