Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Kuvend, me pranimin e ndryshimeve kushtetuese, shkruan një kapitull të ri historik të shtetësisë sonë.
Ky akt paraqet përgjegjësi shtetërore dhe patriotizëm të fortë, sepse i bën absolutisht të realizueshme të dy interesat kryesore të shtetit - anëtarësimin në NATO dhe BE. Deputetët, duke patur parasysh interesin më të lartë të qytetarëve, votuan për marrëveshjen e cila mundëson integrimin ndërkombëtar dhe njohjen e vendit tonë si shtet sovran, me konfirmimin e plotë të identitetit të maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
Realizimi i këtyre përfitimeve vjen me përcaktimin e emrit të vendit tonë me përcaktuesin gjeografik - Republika e Maqedonisë Veriore.
Gjuha maqedonase do të njihet ndërkombëtarisht në të gjitha aleancat. Himni ynë, flamuri ynë - mbeten të njëjta dhe të mbrojtura. Shtetësia jonë do të jetë maqedonase / shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore.
Sot kemi hapur një ardhmëri të re, të ndritur dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët e vendit tonë, për të mirën e fëmijëve tanë. Për një vend paqësor dhe të sigurt ku maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllehtë, serbët, romët, boshnjakët dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike, do të jetojnë një jetë më të mirë dhe më të begatë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë qytetarët, për të gjithë mbështetësit dhe partnerët e vendit, për mbështetjen e madhe dhe të rëndësishme gjatë gjithë procesit të pranimit të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën sigurohet ardhmëria e vendit si anëtare e barabartë e NATO-s dhe BE-së.