Kryeministri Zaev dhe Princi Eduard: Partneriteti ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat me interes të përbashkët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mori pjesë në darkën solemne që u organizua me rastin e vizitës së Lartmadhërisë së Tij Princit Eduard në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Gjatë darkës Kryeministri Zaev dhe Princi Eduard u përqendruan në biseda të shkurta me të ftuarit, një pjesë e stipendistëve të Programit Akademik Çivning të Britanisë së Madhe, përfaqësues të organizatave që punojnë me fëmijë dhe të rinj, përfaqësues të gjeneratës më të re sipërmarrës nga komuniteti afarist, përfaqësues të organizatave me programe për të drejtat e njeriut, si dhe me përfaqësues të organizatave civile.

Në fjalimin e tij, Lartmadhëria e Tij Princi Eduard u falënderua për pritjen e ngrohtë. Në takim Kryeministri Zaev dhe Princi Eduard shprehën pajtueshmëri se partneriteti ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat për të cilat të dy vendet kanë interes të përbashkët.