Kryeministri Zaev, bashkë me zëvendëskryeministren Shekerinska, në takim me zëvendëskryeministrin e Republikës Federale të Gjermanisë Sholc, në Stokholm

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryeministren Radmilla Shekerinska, u takuan në Stokholm me zëvendëskryetarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olof Sholc. Në takim u përcoll porosia e fuqishme për mbështetjen e Qeverisë gjermane për arritjet reformuese të vendit tonë. U konstatua se është shumë me rëndësi të vazhdojë zgjerimi i BE-së, si për Republikën e Maqedonisë së Veriut po ashtu edhe për gjithë rajonit, në pikëpamje të stabilitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të vlerave demokratike. Punojmë edhe më tej në reforma, ndërtojmë një shoqëri për të gjithë dhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore, i ruajmë vlerat evropiane. Jemi të përkushtuar për një jetë më të mirë për qytetarët tanë, parametrat ekonomike po rriten. Vendi ynë është në Evropë”, tha Kryeministri Zoran Zaev, në takim me zëvendëskryeministrin gjerman Olof Sholc.