Kryeministri Spasovski nga konferenca e përbashkët për shtyp me Varheji: Presim që me metodologjinë e re të vjen edhe vendimi për fillimin e negociatave me BE-në para samitit në Zagreb në maj

Po hyjmë në një periudhë ku presim hapa para serioze drejt realizimit të një prej qëllimeve themelore strategjike në Bashkimin Evropian, në të cilin me të drejtë presim vendim për fillimin e negociatave në muajt e ardhshëm pas 15 vite pritje me status shtet-kandidat për anëtarësim, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisarin për fqinjësi politike dhe zgjerim Oliver Varheji, i cili sot është në vizitë njëditore të vendit tonë.

Kryeministri Spasovski dhe eurokomisari Varheji në Qeveri patën takim tet-a-tet, ku më vonë vazhduan bisedimet në takimet bilaterale në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian.

“Me asgjë nuk do t’i rrezikojmë arritjet për të cilat morëm edhe mirënjohje nga Komisioni Evropian vitin e kaluar kur Këshillit të Evropës i ishte cekur fillimi urgjent dhe i pakushtëzuar i negociatave aderuese. Rekomandimi erdhi si rezultat i reformave të zbatuara me sukses dhe si rezultat i vendimeve të guximshme për zgjidhjen e mospajtimeve me fqinjët tanë, të cilët aspiratat tona për anëtarësim në BE i bënë realitet. Vendi e pret vendimin e paralajmëruar në tetor të vitit të kaluar, pasi që vendi bëri gjithçka pritej për fillim të negociatave”, tha Kryeministri Spasovski në konferencën për shtyp.

Edhe pse përjetuam zhgënjim, shtoi Spasovski, dhe pranuam se gabimi strategjik së shpejti do të përmirësohet dhe se rezultatet tona do të valorizohen sipas meritës, edhe pse me shtyrje.

Ai shprehu falënderim për deklaratat publike të Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lejen dhe Komisarit Varheji se vendimi për fillimin e negociatave duhet të sillet sa më shpejtë. Programi i ri për Komisionin Evropian paraqet shpresë të re dhe të madhe të Ballkanit Perëndimor në përforcimin e pozitave tona si anëtarë të ardhshëm të BE-së.

“Komisioni Evropian gjithmonë ka qenë dhe mbetet aleat i yni i parë dhe i sinqertë i qëllimeve tona për anëtarësim në BE.  E konsiderojmë procesin për arritjen e standardeve të BE-së si veçanërisht të rëndësishëm dhe për këtë arsye hymë me motivim edhe më të madh për zbatimin e reformave. Për ne  është me rëndësi të veçantë që Komisioni Evropian pas Këshillit Evropian në tetor të vitit 2019, mori obligimin deri në fund të këtij muaji të prezantohet dokument me propozim për metodologjinë e ndryshuar për udhëheqjen e negociatave aderuese”, potencoi Kryetari i Qeverisë Oliver Spasovski.

Ai theksoi se vendi ynë është interesuar që sa më shpejtë të publikohet metodologjia dhe të arrihet konsensus për hapjen e negociatave më shpejtë.

“Shteti ynë gjendet në periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme kur pritet funksionin papengesë i të gjitha institucioneve në shtet. Kjo është periudhë në të cilën në shprehje maksimale duhet të jetë përgjegjësia profesionale, personale, institucionale dhe politike dhe të jepet kontributi më i mirë për të mirën e qytetarëve dhe për zhvillimin dhe avancimin e Maqedonisë së Veriut dhe të ndiqen me vëmendje vendimet e Këshillit Evropian lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE që të mos vihen në rrezik”, theksoi Spasovski, dhe shtoi se të gjithë faktorët politik të cilët marrin pjesë në Qeveri duhet të jenë në nivelin  detyrës dhe përgjegjësisë që e kanë në Qeverinë teknike deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020.

Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe për zgjerim, Oliver Varheji në konferencën për shtyp konfirmoi se zgjerimi i BE-së për Komisionin e ri është prioritet dhe se ata vlerësojnë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme për negociata. Ai shtoi se do të insistohet që vendimi për këtë të sillet me metodologjinë e re para samitit në Zagreb, i cili do të publikohet bashkë me planin ekonomik për mbështetje të rajonit që të fillohet procesi për uljen e dallimit të standardeve jetësore të vendeve nga rajoni me vendet anëtare të BE-së.

Barheji potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi avancim dhe dinamikë të vazhdueshme në reforma dhe si shpërblim për shfrytëzimin e fondeve funksionale të BE-së ai ka rekomanduar Kuvendin Evropian të shpërblejë vendin me 50 milionë euro për mbështetje në zbatimin e reformave.

 

 

Kryeministri Spasovski në konferencë për shtyp me eurokomisarin Varheji: Me të drejtë presim fillimin e negociatave në muajt e ardhshëm

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Oliver Varheji, i cili sot është në takim njëditor në vendin tonë.

 

Kryeministri Soasovski dhe eurokomisari Varheji në Qeveri kishin tet-a-tet takim, ku më vonë vazhduan bisedimet në takimet bilaterale në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian.

 

Kryetari i Qeverisë Oliver Spasovski dhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim të BE-së Oliver Varheji më pas mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp, nga e cila ju përcjellim fjalimin e Kryeministrit Spasovski në tërësi:

 

Sot në emër tim dhe të Qeverisë, i urova mirëseardhje të ngrohtë mysafirit tonë, eurokomisarit Oliver Varheji. Kjo është vizita e tij e parë në vendin tonë që nga ushtrimi i detyrës eurokomisar për politikë fqinjësore dhe zhvillim të BE-së në KE.

 

Jam i bindur se takimet tona dhe komunikimi do të marrin intensitet sepse po hyjmë në një periudhë të rëndësishme në të cilën presim hapa të rëndësishme serioze drejt realizimit të qëllimit tonë strategjik – anëtarësimi në BE.

 

Sinqerisht shpresojmë, me të drejtë presim, që realizimi i këtij qëllimi të fillojë në muajt e ardhshëm pas 15 vite pritje me statusin e shtetit – kandidat për anëtarësim.

 

Me asgjë nuk do të rrezikojmë të arriturat tona për çka edhe morëm mirënjohje nga KE vitin e kaluar, ku Këshillit të Evropës i ishte rekomanduar fillimin e negociatave urgjente dhe pakushtëzuara.

 

Rekomandimi erdhi si rezultat i implementimit të reformave themelore dhe si rezultat i vendimeve të guximshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët tanë të cilët aspiratat tona për anëtarësim në BE i bërën realitet.

 

E prisnim vendimin e paralajmëruar në tetor të vitit të kaluar, pasi që vendi ynë bëri gjithçka që të fillojmë negociatat.

 

Edhe pse përjetuam dëshpërim, pranuam se gabimi strategjik do të përmirësohet shpejt dhe se rezultatet tona do të valorizohen sipas meritës edhe pse me vonesë.

 

Jemi falënderues në deklaratat publike të Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lejen dhe Komisarit Varheji se vendimi për fillimin e negociatave duhet të sillet sa më shpejtë. Programi i ri për Komisionin Evropian paraqet shpresë të re dhe të madhe të Ballkanit Perëndimor në përforcimin e pozitave tona si anëtarë të ardhshëm të BE-së.

 

Komisioni Evropian gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet aleat i parë dhe i sinqertë i përpjekjeve tona për anëtarësim në BE. Presim që kjo aleancë të vazhdojë edhe në përbërjen e re të komisionit Evropian. Llogarisim procesin për arritjen e standardeve të BE-së me rëndësi të veçantë edhe për atë hymë me motivim më të madh në implementimin e reformave.

 

Për ne është me rëndësi të veçantë që Komisioni Evropian pas Këshillit të Evropës në tetor të vitit 2019, mori obligimin dhe në udhëheqje të mysafirit tonë Komisarit të ri për fqinjësi politike dhe negociata aderuese Varheji deri në fund të muajit të prezantohet dokument për ndryshimin e metodologjisë për udhëheqje të negociatave aderuese.

 

Maqedonia e Veriut është e interesuar që sa më shpejtë të shpallet metodologjia dhe shpreson që propozimi do ti plotësojë kërkesat dhe pritjet e Francës dhe ai dokument do ti inkorporojë qëndrimet e shteteve anëtare të cilat ishin dhe mbetën të orientuara shoqërisht ndaj zgjerimit dhe të cilët nuk kishin asgjë kundër që të fillojnë bisedimet në tetor të vitit të kaluar.

 

Kuptohet, interesi ynë është të shmangim mosmarrëveshjet e reja dhe të arrihet konsensus për hapjen e bisedimeve më shpejtë. Për ne me rëndësi është përmirësimi i metodologjisë për negociata dhe vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninl e Veriut të jenë të ndara, jo procese komplementare.

 

Gjatë këtij takimi e informova eurokomisarin Varheji për punën e Qeverisë teknike dhe përgatitjet për zgjedhje parlamentare të drejta, demokratike dhe të suksesshme.

 

Shteti ynë gjendet në periudhë të rëndësishme kur pritet funksionim i papengesë i të gjitha institucioneve të shtetit.

 

Kjo është periudhë ku në shprehje maksimale duhet të del përgjegjësia personale dhe institucionale dhe të jepet kontributi për të mirën e qytetarëve dhe për zhvillimin e Maqedonisë Veriut.

 

Kjo është koha ku duhet të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike. Të përmbyllen aktivitetet e nevojshme për anëtarësim të plotë të shtetit tonë në NATO dhe të ndiqen me kujdes vendimet e Këshillit të Evropës lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në dhe në asnjë mënyrë të mos sillen në rrezik.

 

Duhet të jemi të qartë se çdo veprim, çdo deklaratë që sjell në dyshim arritjet lidhur me marrëdhëniet fqinjësore dhe obligimet vendase dhe ndërkombëtare, rrezikojnë dhe e vendosin në pyetje perspektivën tonë euro-atlantike për të cilën kemi konsensus nacional.

 

Sinqerisht shpresoj se të gjithë faktorët politik të cilët janë pjesëmarrës në Qeveri do të jenë në nivelin e detyrave dhe përgjegjësisë në Qeverinë teknike në realizimin e zgjedhjeve parlamentare më 12 prill të vitit 2020.