Filipçe: 6 raste të reja me virus korona – totalisht 48, me rëndësi të veçantë roli i qytetarëve, vetëdija e tyre, të gjithë duhet të kontribuojnë që kjo krizë të tejkalohet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencë për shtyp informoi se sot deri në orën 16:00, në vendin tonë janë diagnostifikuar 6 raste të reja me virusin korona, me çka numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 48.

 

“në Shtip për herë të parë është diagnostikuar një vajzë e moshës katërvjeçare e cila është infektuar në kopsht në Angli e cila me familjen është kthyer në vend më 14 mars dhe ka qenë në izolim shtëpiak. Në testim janë paraqitur dje, dy ditë pasi vajza i ka ndjerë simptomat e para. Ajo është hospitalizuar atje, me nënën e saj, ndërsa do të merren stisho edhe nga persona të tjerë me të cilët familja ka pasur kontakt. Në Dibër ka edhe tri raste, të gjithë janë zgjedhur me indikacion më të gjërë – testim i cili bëhet në kuadër të skriningut, të cilin n rajon e filluam para disa ditëve. Në Shkup është konfirmuar një rast, person që ka pasur kontakt me një prej rasteve të diagnostifikuara më hereët, në dy ditët e fundit, ndërsa është mapuar me anketën epidemiologjike të pacientit. Ndërsa ka edhe një rast në Gostivar – një grua e kthyer nga Zvicra. Ajo është paraqitur vetë për testim dhe ka treguar se ka pasur kontakt me person në Zvicër i cili ka qenë i infektuar. Janë kontaktuar të gjithë anëtarët e saj të familjes. Po punohet edhe në përcaktim shtesë të kontakteve eventuale, në bazë të së cilave do të bëhet indikacion për testime shtesë”, potencoi ministri Filipçe dhe shtoi se për momentin po testohen 35 persona, për të cilët opinioni do të informohet menjëherë pas përgatitjes së rezultateve.





Në konferencën për shtyp, ministri Filipçe informoi se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, me fotografi të pandryshuar klinike, si në Klinikë, ashtu edhe në Dibër. Pacientja e cila është në aparat për frymëmarje është me parametra vitale stabile dhe nuk ka shenja të përkeqësimit të gjendjes. Sot janë vizituar të gjithë ata të cilët janë në mjekim shtëpiak. Janë informuar për atë se si duhet të sillen – mënyrën e vetë-izolimit, ashtu edhe gjatë mjekimit, ndërsa është vendosur dhe komunikim i tyre direkt me mjekët e Klinikës Infektive.

“Sot kemi bërë një plan për të vënë në funksion trajtimin e pacientëve me virusin korona në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori". Duke pasur parasysh nevojën për një lloj tjetër të ndërhyrjes mjekësore - pacientët të cilët dyshojnë ose tashmë kanë e kanë të konfirmuar që janë të infektuar me virusin korona, për të ruajtur kapacitetet e tjera, ne kemi bërë një vizitë në një spitalin “8 Shtatori” me një komision të posaçëm - drejtorë të disa klinikave dhe përfaqësuesit e Komisionit për sëmundje infektive. Së bashku, në end u identifikua rruga, lëvizja e pacientit, repartet e izolimit në pjesën e përzgjedhjes dhe ndarjes në grupe të të sëmurëve, ambulancat e pranimit, një dhomë e veçantë operimi, një dhomë e veçantë angiografie, një kabinet i veçantë eko-diagnostikues dhe një repart krejtësisht i veçantë, që aktualisht ka 22 shtretër dhe dy respiratorë. Duke e bërë këtë, ne po u ofrojmë praktikisht të gjithë pacientëve nga vendi kur diagnostikohen ose dyshohen se kanë virus korona dhe kanë nevojë për ndonjë formë tjetër të operacionit ose lloj tjetër të ndërhyrjes  të dërgohen në spitalin “8 Shtatori” me qëllim, me qëllim që të mos shkojnë në institucionet tjera publiko-shëndetësore."Për të mos shkuar në institucione të tjera të shëndetit publik. Këtu do të vendoset një algoritëm. Edhe stafi pati një edukim të shkurtër sot në Klinikën e Sëmundjeve Infektive: si qaseni te pacientët, si të merret materiale, dhe nëse bëhet fjalë për një pacient që është vetëm në dyshim dhe nuk ka nevojë për shumë urgjencë, rezultati do të pritet dhe pastaj dp të vendoset se a do të mjekohet”, deklaroi ministri Filipçe.

 

Ministri Filipçe tha se po punohet që plani për punkte të veçanta në kuadër të Shtëpisë së Shëndetësisë në Shkup, që duhet të startojë nga fillimi i javës së ardhshme, ndërsa për principin e funksionimit Ministria do të informojë pas përcaktimit të planit.

 

Nga nesër në Dibër do të dërgohet edhe një pulmolog edhe një pediatër, për shkak se atje ka persona nga sektori shëndetësor, punonjësit shëndetësor të cilët janë bartës së virusit.

 

“Sot ishte edhe Shtabi kryesor i krizave në Qeveri  - u fol për më shumë çështje në Dibër. Gjatë ditës së nesërme do të dërgohet sasi shtesë e harxhimeve. Na erdhën më shumë kompani që duan të përpunojnë masa nga material kompetent, për çka pritet mendimi ekspert i Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë. Në kuadër të kampusit të Qendrës Klinike, në mënyrë intensive po punohet në përmirësimin e infrastrukturës, përmirësimin e qasjes ndaj Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dhe edhe të një linje për hyrje në Qendrën Urgjente të klinikave kirurgjike, për të cilën dua ta falënderoj kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe Ndërmarrjen Publike për Rrugë”, theksoi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe deklaroi se është mirë që pacientët po zbulohen në fazë të hershme, për shkak se vetëm pacientët që zbulohen në fazën e vonshme në mënyrë direkte i zënë vendet në repartet për kujdes intensiv – diçka që në shumë vende e çuan sistemin shëndetësor në kollaps.

 

“E dërgoj mesazhin – kjo është dipka që mundet vetëm punonjësit shëndetësor ose sistemi shëndetësor ta menaxhojë. Është veçanërisht i rëndësishëm roli i qytetarëve, ndërgjegja e tyre, të gjithë duhet të kontribuojnë që kjo krizë të tejkalohet”, potencoi ministri Filipçe.