Pas një viti nga formimi i Qeverisë, Ministria e Drejtësisë paraqet rezultate të qarta nga procesi i rinisjes së sistemit gjyqësor. Nga një institucion jofunksional me borxhe të papaguara, mekanizma të bllokuar dhe besim të humbur, Ministria sot pozicionohet si një shtyllë e reformave dhe garantuese e sundimit të së drejtës.
Në 12 muajt e fundit, janë përgatitur dhe dorëzuar në Qeveri 22 ligje sistemike, 13 prej të cilave parashikohen drejtpërdrejt nga Agjenda reformuese. Bëhet fjalë për ligje që prekin sistemin gjyqësor – përzgjedhjen, vlerësimin, pagat, statusin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe kapacitetet institucionale të Këshillave, ekspertizës dhe shërbimeve në drejtësi.
Kryesor midis tyre është projektligji i ri për Këshillin Gjyqësor, i cili përfaqëson një ndryshim themelor në mënyrën e zgjedhjes dhe shkarkimit të gjyqtarëve, si dhe në përgjegjësinë e vetë anëtarëve të Këshillit.
"Nga tetë ligjet në Agjendën e Reformës me afat deri në qershor 2025, shtatë janë dërguar tashmë në procedurë qeveritare: Ligji për Pagat e Gjyqtarëve, Ligji për Pagat e Prokurorëve Publikë, Ligji për Pagat e Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Ligji për Pagat e Anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ligji për Këshillin Gjyqësor, Ligji për Shërbimin Gjyqësor, Ligji për Shërbimin e Prokurorëve Publikë. Lidhur me ligjin e 8-të nga agjenda e reformës, Kodin Zgjedhor, teksti është përgatitur nga shërbimet eksperte të Ministrisë së Drejtësisë, në përputhje me rekomandimet e ODIHR-së. Propozimi është dërguar për mendim në ODIHR. Është vendosur komunikim dhe është mbajtur një takim me përfaqësuesit e ODIHR-së, për të ofruar ndihmë eksperte për harmonizimin e plotë të dispozitave me rekomandimet e ODIHR-së", tha ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
Përveç ligjeve reformuese, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur edhe dy ligje të rëndësishme që nuk ishin pjesë e Agjendës, por rrjedhin nga detyrimet ndaj rekomandimeve të BE-së dhe GREKO-s – Ligji për Mbrojtjen e Denoncuesve dhe Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave.
Reformat nuk mbetën vetëm në letër – në vitin e kaluar, mes aktiviteteve të tjera:
- Anuluam vendimin e Qeverisë së mëparshme që dhjetëfishoi Tarifën Noteriale
- U aktivizua Oda e ekspertëve
- U vu në funksion sistemi "Femida" për regjistrimin e seancave gjyqësore
- Filloi zbatimi i lidhjeve elektronike për ekzekutimin e masave
- U hap zyra për mbështetjen e viktimave të dhunës
- Kemi formuar një Këshill të ri për koordinimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në gjyqësor
- Kemi promovuar udhëzuesin e parë për ndihmë ligjore falas në procedurat e azilit
- Kemi nisur një fushatë edukative "Kompetenca jonë, e drejta jote"
"Gjetëm një ministri pa strategji, pa sistem dhe pa vullnet. Sot, drejtësia flet me zë të lartë, me mjete sistemike, ligje dhe organe profesionale. Po ndërtojmë institucione që punojnë për qytetarët, dhe jo për të privilegjuarit. Dhe ky është vetëm fillimi", tha Filkov.
Ministria e Drejtësisë njofton vazhdimin e agjendës së reformave me ritëm të barabartë, vullnet politik dhe angazhim profesional.