Bekteshi: Po realizohen programet e Ministrisë së Ekonomisë për mbështetje të biznesit dhe qytetarëve, fillon pagesa e subvencioneve për stufat me pelet dhe për zejtarët

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në konferencë për shtyp në Qeveri informoi për realizimin e masave dhe programeve të Ministrisë së Ekonomisë.

Ashtu siç informoi ministri që nga fillimi i vitit, janë shpallur disa thirrje publike nga ana e Ministrisë së Ekonomisë për mbështetje të ekonomisë përmes Programit për Konkurencë, Inovacion dhe sipërmarrësi, Programit pët efikasitet Energjetik dhe Programit për Politikë Industriale.

 

Sot dua t’ju informoj për mbështetjen që ne ofrojmë vazhdimisht me zbatimin e këtyre programeve.

“Nga Programi i efikasitetit Energjetik, dua t’ju informoj se thirrja publike për subvencionimin e peletave është zbatuar.Këtë vit, gjithsej 454 qytetarë morën subvencione nga kjo masë, të cilët aplikuan deri në afatin përfundimtar më  datë 6 Mars në shumën totale prej 10.7 milion denarëve. Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve që morën subvencione për soba me pelet  20 prej tyre janë amvisëri me të ardhura të ulëta, për të cilat sigurohet një subvencion prej 75% të mjeteve, por jo më shumë se 25,000 denarë. Familjet e tjera  mbështeten me 50% të kostos së blerjes së sobave me pelet, por jo më shumë se 20,000 denarë “ deklaroi Bekteshi dhe shtoi se deri më 8 maj, listat e fituesve do të publikohen në Webfaqen e Ministrisë së Ekonomisë, pas së cilës do përgatiten vendimet për pagesa.

Bekteshi gjithashtu informoi se nga Programi për konkurencë,inovacion dhe sipërmarrësi  që nga fillimi i vitit, janë shpallur dhe implementuar pesë thirrje publike,edhe atë si vijon:

Thirrja publike për subvencionimin e zejtarëve ka përfunduar, ku këtë vit janë subvencionuar gjithsej 43 zejtarë dhe persona të tjerë të kësaj veprimtarie në shumën totale prej 4.47 milion denarëGjithashtu javën e kaluar, më 30 Prill, përfundoi thirrja publike për bashkëfinancimin e projekteve të odave të zejtarëve për zhvillim dhe promovim të zejtarisë. Buxheti i përgjithshëm është 1.74 milion denarë. Kjo pasohet me vlerësimin e aplikacioneve të pranuara dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për zbatimin e projekteve.Lidhur me mbështetjen e zejtarisë, dua të ju informoj se thirrja publike për subvencionimin e shpenzimeve për angazhimin e çirakëve është ende e hapur.  Kjo është masë e re që rezulton nga kërkesat e Odës së zejtarëve. Thirrja publike është e hapur deri më 20 korrik, dhe janëparaparë  gjithsej 300,000 denarë për këtë qëllim, theksoi ministri.

Nga kjo masë, këtë vit janë subvencionuar gjithsej 55 kompani në shumën totale prej 14 milion denarë. Lidhur me mbështetjen e kompanive, ministri gjithashtu informoi se ka përfunduar thirrja publike për Mbështetje Financiare të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme. Ministri u bëri apel të gjitha grave që të bëjnë kërkesë në thirrjen publike për Mbështetje Financiare të sipërmarrësisë së Grave deri në fund të majit ku janë siguruar 1,5 milion denarë.

„Në pjesën e masave të politikës industriale, dua t’u bëj thirrje të gjitha kapaciteteve të përpunimit të aplikojnë në thirrjen publike të destinuar për industrinë e përpunimit.Afati i fundit për aplikim për këtë masë është 31 korriku, dhe 4.5 milion euro janë dhënë për të mbështetur kompanitë për zhvillimin e biznesit, zhvillimin e produkteve dhe zhvillimin e tregut“, ceku Bekteshi dhe u bëri thirrje të gjitha kompanive të bëjnë kërkesë për masa të tjera brenda Ministrisë së Ekonomisë paralelisht me masat ekonomike të Qeverisë për pasojat e virusit Covid 19.