Filipçe: Gjendja në vend, vlerësohet si stabile, presim stabilizim të mëtejshëm, Komisioni për Sëmundje Infektive me Propozim-plan deri te Qeveria për lehtësimin e masave

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp informoi për gjendjen më të re me virusin korona në vend dhe e deklaroi propozim-planin e Komisionit për Sëmundje Infektive për zbutjen e masave restriktive.

 

“Sot janë regjistruar pesë pacientë të shëruar, në Shkup dhe Negotinë. Janë konfirmuar dhjetë raste të reja, në Shkup – 6, Kumanovë – 2, në Prilep dhe në Veles nga një pacient i diagnostifikuar. Në Klinikën Infektive, fatkeqësisht ka një pacient të vdekur nga Dellçeva në moshën 60 vjeçare me sëmundje tjera malinje. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar në vendin tonë, që nga fillimi është 1.674, të shëruar 1.205, të vdekur 92 dhe pacientë aktivë për momentin 377 persona”, theksoi ministri Filipçe.

Ai theksoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë të rinj. Janë hospitalizuar gjithsej 41, në SPQ “8 Shtatori” janë hospitalizuar 13 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë 25 pacientë. Në repartet infektive në Manastir, Shtip, Prilep, Veles, Kumanovë, Tetovë dhe Ohër janë hospitalizuar gjithsej 64 pacientë.

 

“Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 189 testime dhe në raport me testimet, numrit të testeve, më lejoni edhe njëherë të demantoj spekulimet, se ka ndonjë arsye apo se në mënyrë tendencioze po ulet numri i testimeve. Kjo nuk është ashtu, është fakt se numri i testeve të kryera është ulur dukshëm, sepse nuk ka numër të mjaftueshëm të pacientëve të cilët kanë simptome dhe kanë indikacion të vërtetë për testim dhe kjo ishte ajo që donim ta arrinim. Vetëm një përqindje e vogël e kapacitetit të sistemit “Termini Im” është plotësuar dhe për arsye në këtë periudhë kemi kapacitete të lira në laboratorët dhe prej nesër, fillon skriningu i kategorive të caktuara kritike. Do të fillojmë me punonjësit në kopshte, ata janë afër 2.000, me qëllim që paralelisht me procesin i cili bëhet për përgatitjen e protokollit për punën e kopshteve, ato të vendosen në funksion”, tha ministri Filipçe.

 

Lidhur me epideminë, ministri Filipçe shprehu falënderim që numri i pacientëve të shëruar çdo ditë po rritet. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara, janë shëruar gjithsej 1.205 pacientë, gjegjësisht 72%. Ai shtoi se po ulet numri i rasteve të vdekjes, ndërsa për momentin ka 377 raste aktive, që është 22,5% nga numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend.

 

“Po rritet numri i punonjësve shëndetësor të shëruar. Nga gjithsej 242 të diagnostifikuar, janë shëruar 217, që është afër 90% dhe me këtë praktikisht po kthehen në funksionim normal të gjitha institucionet, prej ku janë punonjësit shëndetësor të infektuar. Njëkohësisht po rritet edhe numri i komunave ku më nuk ka raste aktive: Dibër, Ohër, Gjevgjeli, Strumicë, Radovish, Krushevë, Probishtip, Demir Hisar, Makedonski Brod, Vinicë, Dellçevë dhe Kërçovë”, deklaroi ministri Filipçe.

 

Sipas ministrit të Shëndetësisë, në mbledhjen e djeshme dhe të sotme me Komisionin për sëmundje infektive dhe në bazë të analizës për gjendjen me epideminë në vend, Komisioni solli Propozim-plan për zbutjen e masave restriktive të cilat do të zhvillohen në disa faza.

 

Zbutja e masave është në përputhje me më shumë kritere të cilat i mori parasysh edhe Organizata Botërore e Shëndetit, ndërsa tre prej tyre kritereve janë kyçe dhe parësore se a është vendosur nën kontroll epidemia. Më tej, se a është sistemi shëndetësor në gjendje të menaxhojë me numrin e pacientëve tani, por dhe a mund të menaxhojë me rishfaqjen e numrit të rasteve pas lehtësimit të masave, si dhe nëse sistemi për mbikëqyrje i shëndetit publik mund të zbulojë dhe të menaxhojë me rastet dhe kontaktet e tyre dhe të identifikojë shfaqje eventuale të rasteve të reja.
 

“Indikacioni themelor, se a është vendosur epidemia nën kontroll, është numri riprodhues R0, që duhet të jetë më i vogël se një, ndërsa te ne për një periudhë më të gjatë kohore është ndërmjet 0,6 dhe 0,9, që do të thotë se një pacient infekton më pak se një pacient në mesatare. Parametri i dytë është sistemi shëndetësor dhe mundësia e sistemit të ballafaqohet me këtë. Ne, për një periudhë më të gjatë praktikisht kemi kapacitete në spitalet që janë të lira, numër të ulët të pacientëve të cilët janë në aparate respiratore. Numri i përgjithshëm i shtretërve të përdorur parashikuar parimisht për këtë qëllim, në asnjë moment nuk u mbush. Në Klinikë ku ka 40 pacientë prej 110 shtretërve, plus 70, në spitalin shtesë mobil, si dhe  me përqindje të ulet në SPQ “8 Shtatori” edhe në repartet infektive, të cilat gjithashtu nuk e mbushin kapacitetin.

Parametri i tretë i fundit, kapaciteti për mbikëqyrje, zbulimi i rasteve dhe ndërlidhja e tyre me pacientë të diagnostifikuar më parë në rastin tonë analiza tregon se  mbi 80 % të rasteve kanë ndërlidhje epidemiologjike, që do të thotë se të gjitha këto kritere janë përmbushur”, tha ministri Filipçe.
 

Ai deklaroi se gjendja në vend është vlerësuar si stabile dhe në përputhje me këtë, Komisioni për sëmundje infektive përmes Ministrisë së Shëndetësisë, do të dorëzojë Propozimin për lehtësimin e masave restriktive dhe ky Propozim-plan parasheh që gjatë kësaj jave të hapen dhe të kthehen në funksion: qendrat për edukim, trajnim, seminare të të rriturve, organizimi i mbledhjeve dhe organeve për menaxhim, konferencave, auto-shkollave, qendrave për provim, trajnimet sportive në të hapur për sporte individuale, tenis, bastoreve sportive dhe të tjera nëpërmjet shallterit pa veprimtari shërbimi dhe qendrave të mbyllura tregtare, gjegjësisht molleve, gjithashtu pa veprimtari shërbimi, si dhe qendrat për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit, të cilat plotësisht i përgatitën kapacitetet.

 

E gjithë kjo, sipas Filipçes, është në përputhje me kriteret për funksionim, që i rekomandoi Komisioni për sëmundje infektive, ku duhet të gjitha këto subjekte të përmbahen në distancë, mbajtjen e materialeve mbrojtëse, me numër të caktuar të pjesëmarrësve në lokale, gjegjësisht vende. Pas ndjekjes së gjendjes epidemiologjike pasi që të kthehen në funksion këto operatorë ekonomikë, javën e ardhshme, sipas ministrit, parashihet, të rekomandohet, hapja e objekteve hotelerike me shërbim, trajnimet sportive në të hapur për sportet kolektive.  Përsëri, pas analizës epidemiologjike dhe ndjekjes së gjendjes, javën e ardhshme, lojërat e fatit në kazino, klube automatike, trajnime në objekte të mbyllura sportive dhe pishina, puna e palestrës dhe fitnes klubeve dhe objekteve hotelierike. Ndërmjet të gjitha këtyre rekomandimeve, detajisht do të ndiqen parametrat, gjendja epidemiologjike.
 

“Ky është plani të cilin tani e dorëzojmë në Qeveri. Kjo do të thotë se gradualisht e kthejmë jetën në normale, proceset e punës, ekonomisë, patjetër me protokolle të caktuara për funksionim, respektimin e masave për mbrojtje, distancë të obligueshme prej dy metra, mbajtja e obligueshme e maskave, gjegjësisht mbulesë të hundës dhe gojës në ambient të mbyllur, në të hapur, atëherë kur nuk mund të mbahet dhe distancë dhe dezinfektim i obligueshëm i duarve kur është e nevojshme. Ky plan sot do të diskutohet në mbledhjen e Qeverisë”, theksoi ministri Filipçe, i cili shtoi se Komisioni për sëmundje infektive përgatiti supozime shkencore rreth mënyrës sesi mund të zhvillohet gjendja me virusin.
 

“Analizat bazohen ekskluzivisht në njohuritë shkencore në vendin tonë, por edhe në vendet e tjera dhe OBSH. Janë marrë analiza serioze për zhvillimin e sëmundjes në rajon, në vendet evropiane, edhe në botë, Në përputhje me trendet tona, në periudhën në vijim, presim stabilizim të mëtejshëm të përhapjes së virusit, megjithatë jemi të vetëdijshëm, në bazë të analizave tona dhe analizave në shumë vende tjera në botë, se zhdukje e tërësishme e virusit, vështirë që mund të pritet. Prej aty, mbajtja në kontroll e numrit të diagnostifikuarve të rinj, kapacitetet e spitaleve në gjendje të mirë dhe respektimi i masave për mbrojtje personale, janë indikatorë që është shumë me rëndësi të ndiqen absolutisht në çdo moment”, informoi ministri Filipçe.

 

“Sipas situatës së tashme, mëngjesin e sotëm u diskutua në mbledhjen me Komisionin për sëmundje infektive, gjatë dy muajve të ardhshëm presim ulje të dukshme të përhapjes së virusit, ndërsa indikacionet në të cilat themelohen këto supozime janë:
 

Parimisht, për shkak të efekteve post-karantine, kur ishte kufizuar lëvizja e qytetarëve, më tej kufijtë e mbyllur dhe pamundësia të kemi rast importues dhe kontrolli i rreptë me karantinat shtetërore, do të thotë vetëm raste me transmision lokal, të cilat janë nën kontroll maksimale. Zakonisht, lloji i tillë i epidemive të mushkërive zgjasin ndërmjet tetë dhe dymbëdhjetë javë, tani te ne është periudha e javës së 11-të. Diçka që gjithashtu presim të kontribuojë janë edhe temperaturat e larta në kuptim të zbutjes së virusit si dhe uljes së transmetimit”, tha Filipçe.
 

Ministri Filipçe dërgoi mesazh deri te qytetarët,  që të jenë të qetë dhe të sigurt se të gjitha masat e marra deri më tani janë marrë në bazë të analizave mjekësore të ekspertëve dhe që ato padyshim kanë dhënë rezultate.

 

“Ashtu si masat për vendosjen e kufizimeve ishin të bazuara në njohuri shkencore edhe këto rekomandime për zbutjen e masave bazohen në të njëjtat kritere, të njëjtën analizë dhe plotësisht në përputhje me kriteret e numëruara, të cilat merren parasysh nga OBSH. Dua të them që respektimi i tre rekomandimeve kryesore është jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë situatë dhe ne vazhdojmë ta mbajmë atë nën kontroll, ndërsa gradualisht e kthejmë jetën tonë në normalitet. Unë j’u bëj thirrje që gjithmonë të respektoni distancën e rekomanduar, të mbani pajisje mbrojtëse dhe të dezinfektoni duart. Gjithashtu apeloj, deri te të gjitha kompanitë dhe organizatat të cilat me lehtësimin e masave fillojnë me punë, plotësisht pa përjashtim t’u përmbahen protokolleve, të cilat do të publikohen pas miratimit të tyre. Ky do të jetë parakusht për hapje të mëtejshme të tërësishme të të gjitha veprimtarive tjera dhe kthim në funksion të të gjithë procesit të punës në vend. Gjatë këtyre ditëve vërehet numër i madh i qytetarëve që i respektojnë masat, për të cilët shpreh falënderim të madh, por fatkeqësisht ka edhe prej tyre të cilët nuk i respektojnë masat. Apeloj deri te të gjithë, pa përjashtim, t’i respektojnë masat, sepse virusi nuk kursen askënd dhe këto masa janë të dizajnuara në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e virusit. Gjithashtu, apeloj deri te institucionet që janë të obliguara për zbatimin e masave, që ta bëjnë këtë në mënyrë aktive”, potencoi ministri Filipçe.