Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp, njoftoi për gjendjen e pacientëve të infektuar me virusin COVID-19 në vend.
“Sot janë regjistruar 50 pacientë të shëruar, në Shkup – 16, Kumanovë – 10, Prilep – 6, Tetovë – 15, Veles -1, Kriva Pallankë – 1, Vallandovë -1. Fatkeqësisht kemi dy pacientë të vdekur në SPQ “8 Shtatori”, një pacient nga Shkupi në moshën 78 vjeçare, i pranuar më 7 maj me sëmundje të tjera, si dhe një pacient nga Tetova në moshën 77 vjeçare që mjekohej prej më 14 maj. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 533 testime dhe janë regjistruar 22 raste të COVID-19 në Shkup – 8, Shtip -2, Prilep -2, Tetovë – 3, Strugë -1, Veles -4, Sveti Nikollë – 1, Gostivar – 1. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1839, numri i pacientëve të shëruar është 1351, të vdekur 106, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 382”, tha ministri Filipçe.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar dy pacientë të rinj, janë hospitalizuar gjithsej 43 pacientë, dy pacientë janë në ventilim mekanik. Në spitalin “8Shtatori” gjithsej janë hospitalizuar 21 pacientë, në respiratorë janë katër pacientë dhe në repartet infektive në Manastir, Shtip, Tetovë, Veles, Kumanovë, Ohër, Prilep, gjithsej 62 pacientë.
“Me gjithë këto testime të deritanishme në vend gjithsej janë kryer 22.255 teste, në 24 orët e fundit 533, prej të cilave 203 janë në kuadër të skriningun të kopshteve në Shkup dhe Veles dhe testet e deritanishme nga skriningu janë negative. Jemi të kënaqur me dinamikën me të cilën po zhvillohet skriningu, por edhe nga rezultatet.
Për disa ditë, prej më 14 maj janë kryer 908 teste të punonjësve në kopshtet në Manastir, Shkup, Veles dhe të gjitha, përveç një rezultati, janë negative.
Konkretisht në Manastir ka përfunduar skriningu, janë testuar 322 punonjës ku është konfirmuar njëri rast pozitiv. Siç paralajmëruam, vazhdojmë me skriningun edhe në tjerat grupe të rrezikut dhe punonjësit në shtëpitë për persona të moshuar, punonjësit shëndetësor, personat me sëmundje kronike para intervenimit dhe pacientët të cilët duhet të fillojnë të marrin terapi biologjike, si dhe grupe tjera të qytetarëve për të cilët konsiderojmë se marrin pjesë në kategoritë e rrezikshme në bazë të kontakteve që i kanë gjatë ditës”, theksoi ministri Filipçe.
Në periudhën e kaluar në tre institucionet kirurgjike në Shkup, në klinikat, në spital “8 Shtatori” dhe në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” janë bërë mbi 1000 operime urgjente dhe të pa anulueshme. Prej më 1 mars, deri më tani, numri i përgjithshëm i të operuarve në këto tre institucione shëndetësore është 1700. Në klinikat kirurgjike prej më 1 mars deri më 1 maj janë kryer 1190, në SPQ në Shkup 310 operime, më shumë se 300 operime në spitalin e vjetër të qytetit.
“Në bazë të vlerësimeve, në bazë të bisedave dhe patjetër nevojës, vendosëm që të jepet shpërblim në para për të gjithë punonjësit shëndetësor dhe ata të cilët ishin kyçur dhe vazhdojnë të jenë pjesë në punën me pacientë të infektuar nga virusi korona në vendin tonë, mjekë, infermierë, por edhe paramedikë, transportues, vozitës në shërbimin e urgjencës, do të shpërblehen me 20% nga paga themelore për dy muaj në të gjitha institucionet publike-shëndetësore, spitale, institute ku bëheshin testime, shtëpi shëndetësore të cilat organizonin transportin, etj. Askush nuk do të harrohet, të gjithë janë marrë parasysh. Mënyra e pagesës do të bëhet me kartë pagesore, për të cilën më shumë informacione do të mund të jep Ministria e Financave”, potencoi ministri Filipçe.
Në konferencën për shtyp, ministri Filipçe njoftoi se po analizohet gjendja me epideminë në vend dhe për ditët e kaluara me numrin e rritur të rasteve të reja të diagnostifikuar. Konstatimi i përbashkët i Komisionit për Sëmundje Infektive është se edhe krahas kësaj – epidemia është nën kontroll. Numri i rasteve aktive është stabil, numri më i madh i rasteve të konfirmuara janë prej klasterëve të njohur, ndërsa pjesë e personave janë infektuar gjatë grupimeve në mbledhime private. 91% të punonjësve shëndetësorë janë shëruar dhe me këtë numri i pjesës së përgjithshme të kapacitetit njerëzor në shëndetësi është në dispozicion dhe është funksional. Nuk ekziston asnjë repart ose institucion ku është komprometuar puna për shkak të mungesës së punonjësve shëndetësor. Konkluzioni i Komisionit është se numër i madh i rasteve të reja të diagnostifikuar në bazë ditore është rezultat i lehtësimit të masave dhe lëvizjes më të madhe të qytetarëve dhe kjo ndodh edhe në vendet fqinje, por edhe në më shumë vende në Evropë dhe botë. Kjo nuk është se nuk pritej, ka numër të rritur të infektuarve të rinj në Bullgari, Shqipëri, Serbi, në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Betejën e parë e fituam, por lufta nuk ka përfunduar. E amortizuam goditjen e parë me sukses. E stabilizuam gjendjen në vend me numrin e kontrolluar të rasteve të reja dhe në asnjë moment nuk u mbingarkua kapaciteti në asnjë institut, spital. E gjithë kjo është rezultat i masave që i miratuam për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Tani e tutje me respektimin e të gjitha masave dhe rekomandimeve do të mund ta mbajmë epideminë nën kontroll. Masat restriktive po zbuten gjithandej. Me qëllim kthimin e jetës në normale. Ekonomia po ringjallet dhe si gjithkund në bot, fillojmë të jetojmë më normal. Por, këtë mund ta mbajmë vetëm nëse qytetarët respektojnë masat, ndërsa institucionet i kryejnë kontrollet. Punonjësit shëndetësorë, institutet, nuk munden vetëm Nuk mund asgjë të arrijmë nëse masat të cilat janë në fuqi nuk respektohen, ndërsa numri i rritur i rasteve mund të ndikojë keq për ekonominë, vendet e punës dhe patjetër, në shëndet. Ne këtë nuk mund ta lejojmë. Komisioni për Sëmundje Infektive javën e kaluar solli propozim-plan për uljen e masave restriktive me protokolle të posaçme për punë”, deklaroi ministri Filipçe dhe shtoi se “virusi është këtu dhe asnjëri prej nesh nuk është imun. Koronavirusi nuk do të zhduket, do të jetë prezent deri sa nuk fitohet imunitet. Kjo do të thotë se të gjithë duhet të mësohemi ti respektojmë të gjitha masat për mbrojte personale dhe të jetojmë me virusin. Duhet ti kryejmë të gjitha obligimet ditore, duke u kujdesur për shëndetin tonë, por edhe për shëndetin e të tjerëve”.
Të gjitha degët ekonomike, organizatat, qytetarët, grupet, secili individ është pjesë e kësaj lufte, pa përjashtim. Të gjithë duhet të mësohen me realitetin e ri dhe vetëm në këtë mënyrë gradualisht do ta kthejmë jetën në normale. Në rast se respektohen të gjitha këto masa, pritet stabilizim i mëtejshëm i përhapjes së virusit. Ministri Filipçe tha se rreziku më i madh i transmetimit të virusit, sipas informacioneve që merren çdo ditë, janë grupimet dhe apeloi deri te qytetarët qe të përmbahen nga grupimet e tilla.
“Të gjitha studimet e deritanishme, por edhe përvojat nga epidemitë tjera, të dhënat që vijnë nga Kina, tregojnë se virusi ka gjasa të mëdha të ketë një valë të dytë. Ne po përgatitemi për këtë në përputhje me konsultimet që i kemi me më shumë vende. OBSH-në, por edhe rasteve individuale nga më shumë vende në botë. Fillojmë investim të madh në sistemin shëndetësor dhe i përforcojmë repartet për kujdes intensiv në vend. Përgatitemi për valën e dytë në vjeshtë dhe do ta presim të përgatitur që të mbrojmë shëndetin e qytetarëve. Do ti pajisim të gjitha repartet për kujdes intensiv, që të jepet ndihmë kompetente mjekësore. Dëshmuam se çka do të thotë të punohet në interes të qytetarëve dhe se si me përgjegjësi dhe në kohë veprohet në rast krize. Dëshmuam se mundemi të përballemi me sfidat e mëdha dhe rreziqet dhe këtë më mirë do ta bëjmë kurdo që ta kemi para nesh përsëri sfidën për mbrojtjen e shëndetit publik dhe patjetër, qytetarët”, potencoi ministri Filipçe.