Mbështetja e investimeve, qasje më e lehtë ndaj kapitalit, gjetja e tregjeve të reja, orientimi nga eksporti, digjitalizimi, modernizimi, produktet e reja, si dhe përfshirja e kategorive të synuara siç janë gratë sipërmarrëse dhe të rinjtë, janë pjesë e masave të pakos së tretë që synojnë mbështetjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë. Sot Ministrja e Financave Nina Angellovska dhe Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantuan këto masa.
Ministrja e financave theksoi se këto masa kanë për qëllim posaçërisht mbrojtjen e likuiditetit dhe vendeve të punës në një afat të shkurtër, por gjithashtu mbështesin zhvillimin dhe rritjen e konkurrencës së kompanive në periudhën post- korona.
Angelovskasqaroi se Banka për Zhvillim do të ofrojë një linjë të re të kredive pa interes, dhe do të zhvillohet një skemë garancie për kreditë komerciale.
“Me kredi pa normë interesi për kompanitë përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, të gjitha kompanitë mikro dhe të vogla mbështeten në shumën prej 31 milion euro, dhe ajo një grant prej 30% nga BE, për ato kompani që drejtohen ose themelohen nga gra ose punësojnë të rinj, janë të orientuar nga eksporti ose zbatojnë risi dhe digjitalizim në punën e tyre. Më tej, përmes zhvillimit të një skeme të garancisë shtetërore për kredi komerciale përmes Bankës për Zhvillim, do të ofrohet qasje më e lehtë për kapital për kompanitë, për nevoja të likuiditetit, për investime për të rritur konkurrencën dhe e njëjta përdoret në të gjithë botën për periudhën e rimëkëmbjes”- deklaroi Angellovska.
Më tej do të mbështetet qasja e kompanive në tregjet e reja dhe përmirësimi i konkurrencës, së pari me mbi 25 milion euro për sektorin privat përmes programit për përforcimin e konkurrencës në industri, kurse në bashkëpunim me Odat e tregtisë, më tej duke zhvilluar një platformë digjitale për tekstil, këpucë dhe industrinë e prodhimit të mobiljeve. Janë planifikuar edhe 1,6 milion euro në mbështetje të ndërmarrjeve fillestare dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për përfshirje të proceseve të reja, risive, të pushtojnë tregjet e reja, të digjitalizojnë dhe të rrisin konkurrencën, si dhe 3 milion euro përmes Fondit për Inovacion dhe Zhvillimit Teknologjik.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, iu referua masave nga pakoja e tretë e masave, të cilat realizohen përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe kanë vlerë mbi 50 milion euro.
“Turizmi dhe hotelieria janë sektorët më të prekur nga kjo krizë shëndetësore-ekonomike, kështu që mbështetja që ne ofrojmë përmes tre pakove të masave për këtë sektor është më e madhja në këtë fushë. Ministria e ekonomisë, si përgjegjëse për këtë sektor që nga fillimi i krizës, është përqëndruar shumë në mbështetjen e këtij sektori.
Pakoja e tretë e masave parashikon mbështetje prej 16 milion eurosh për kuponë për turizmin vendas prej 100 eurove dhe një kartelë pagese për produkte vendase prej 50 euro. Kjo masë përfshin të gjithë qytetarët e punësuar që marrin pagë më të ulët se 15,000 neto në muaj dhe nuk kanë të ardhura të tjera.Kjo masë përfshin rreth 100 mijë qytetarë dhe do të zbatohet gjatë sezonit turistik nga qershori deri në fund të gushtit.”
Ministri Bekteshi potencoi se ne mund ta shndërrojmë këtë krizë së bashku në një mundësi për të gjithë ne.
"Le ta bëjmë këtë krizë një mundësi të re për të gjithë ne. Prandaj ofrohet kjo mbështetje përmes kuponëve prej 16 milion eurosh për qytetarët që do të mund t’i shfrytëzojnë në objektet hotelierike vendase ”, deklaroi Bekteshi.
Ministri i Ekonomisë, Bekteshi theksoi se buxheti i Ministrisë së Ekonomisë gjithashtu parasheh fonde për mbështetje financiare për sektorin privat, ekonominë dhe industrinë në një vlerë totale prej 25 milion denarë ose rreth 400 mijë euro përmes zhvillimit të një Programi për përforcim të konkurrencës së kompanive dhe industrisë, në përputhje me ligjin për mbështetjen financiare të investimeve, ndërsa është paraparë edhe zbatimi i një mase për të mbështetur modernizimin e kompanive dhe pushtimin e tregjeve të reja, kryesisht për industri të zgjedhura me fokus tekstilin dhe këpucët, industria e mobiljeve dhe produkteve PVC – ku kompanitë vendase do të jenë në gjendje të ofrojnë dhe shesin produktet e tyre në tregjet e huaja dhe përmes një mënyre alternative të shitjes.
Do të bashkëfinancohen edhe ngjarjet dhe konferencat me 50% mbështetje financiare nga shteti deri në shumën maksimale 30,000 denarë.