Ministri Filipçe: Mbyllen pesë konfeksione në Shtip deri të hënën, do të testohen punonjësit; Ekziston mundësia për masa lokale dhe orë policore në komuna të caktuara

Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, njoftoi se mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive analizohej gjendja në ditët e kaluara dhe statistika në dy javët e kaluara.

“Është  e dukshme se edhe krahas numrave të rritur të të infektuarve të rinj, nuk ka pacientë të cilët paraqiten në spitale, që do të thotë një numër i madh janë me pasqyrë të lehtë klinike të cilët mund të mjekohen edhe në kushte shtëpiake, ose një pjesë e madhe janë bartës asimptomatikë. Këtë e vërtetuan anketat epidemiologjike. Gjatë ditës së djeshme, kryem një inspektim të detajuar në anketat në Qendrën për Shëndet Publik në Shkup, ku një ekip më i madh, që praktikisht përbëhet nga pesë ekipe, po punon në terren në disa komuna të Shkupit. Kjo do të thotë se një pjesë e mirë e pacientëve qëndrojnë në shtëpi dhe kjo na jep të drejtë të themi se sistemi shëndetësor  do të ballafaqohet mirë me këtë valë. Ka numër të mjaftueshëm të shtretërve dhe stafit në spitale dhe aparate respiratore”, potencoi ministri Filipçe.

 

Në raport me klasterët në vend, ministri vlerësoi se në Shkup, rreth 70% prej rasteve të reja janë prej klasterëve të njohur, para së gjithash nga komunat e Çairit dhe Sarajit, ku punohej në mënyrë intensive ditëve të fundit.
 

“Sot, në Saraj nuk ka numër të madh të rasteve të reja, ka vetëm dy. Puna intensive vazhdon në lagjen e Çairit. Këtu punojnë ekipe nga Qendra për Shëndet Publik, dhe sot intensivisht po punohet në Çair dhe në Studeniçan. Ekipi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektoratit Shëndetësor Sanitar sot qëndroi në Shtip, me qëllim që të bëhet inspektim në QSHP. Në Shtabin lokal të krizës, të udhëhequr nga kryetari i komunës u soll vendim që të mbyllën pesë konfeksione deri të hënën e ardhshme, periudhë në të cilën rreth 600 punonjës do të testohem, e të cilët në ndërkohë nuk do të paraqesin rrezik për personat e tjerë të cilët punojnë. Aktivitet dhe analizë të njëjtë të QSHP-së do të bëhet edhe në Kumanovë”, deklaroi ministri Filipçe.

 

Ai shtoi se në bazë të gjitha analizave u konstatua se nuk ka përhapje të pakontrolluar të virusit. Ministri Filipçe, informoi se mëngjesin e sotëm është biseduar edhe për sjellje eventuale të masave shtesë restriktive, por qëndrimi i përbashkët është se do të priten të dhënat nga dy-tre ditët e ardhshme dhe më pas do të merret vendimi. Në ndërkohë, është vendosur që MPB-ja në mënyrë më intensive të punojë dhe të kryejë kontroll në terren, për zbatimin e masave të cilat janë veçmë në fuqi. Për masa shtesë restriktive konsiderohen kufizimet në lëvizje, si karantinë në pjesë të caktuara, ku ka numër më të madh të pacientëve të diagnostifikuar dhe sjelljen e orës policore, sipas nevojës aty ku duhet.

 

“Analizat e epidemiologëve treguan se numri është më i lartë por se të gjithë pacientët dalin nga kontaktet. Sipas anketave të dhëna gjatë ditëve të fundit po kryejmë skrining intensiv, testimin e të gjithë kontakteve të cilët i japin personat e diagnostifikuar. Kjo strategji vazhdon edhe më tutje, paralelisht në strategjinë aktuale ekzistuese për diagnostifikimin e pacientëve simptomatik dhe skriningun e targetuar të punonjësve në më shumë grupe”, tha ministri Filipçe.

Ministri Filipçe informoi se një prej probleme kryesore me të cilat proballen kolegët, dhe për të cilën është biseduar dje, është bashkëpunimi i dobët me  një pjesë të qytetarëve, refuzimi për tu testuar, refuzimi për tu paraqitur në spital edhe në raste kur kanë simptome, ndërsa këtë e bëjnë shumë shpesh fqinjët e tyre.

 

 

“Te një pjesë e qytetarëve ekziston mosbesim i përgjithshëm që virusi nuk ekziston dhe këtë e tejkaluam me MPB-në. Gjatë ditës së djeshme, u anketua tërë familja e personit të vdekur në spitalin privat, por ende ka shembuj të tillë ku qytetarët refuzojnë të bashkëpunojnë. Prandaj edhe njëherë apeloj se virusi ekziston, se numrat janë real dhe se të gjithë duhet tu përmbahen, pa përjashtim rekomandimeve dhe të informojnë organet kompetente në mënyrë të plotë dhe transparente. Me fshehje dhe të dhëna jo të sakta nuk arrihet asgjë, e as që dikush do të mbrohet nga sëmundja, përkundrazi edhe veten edhe më të afërmit do ti rrezikojë më tepër.

Apeloj edhe njëherë deri te MPB-ja që intensivisht të kryejë kontrolle në teren. Në mbledhjen e mëngjesit, gjithashtu u bisedua edhe për planin i cili ishte përgatitur paraprakisht për fazat e ardhshme për zbutjen e masave, në raport të industrive të caktuara, operatorëve ekonomik dhe bashkërisht u soll vendim që kjo të diskutohet në fund të javës, se si të vazhdohet më tutje, si dhe për tajmingun kur do të bisedohet për masat eventuale shtesë, të cilat mund ti propozojë në varësi nga numri i ri i pacientëve të diagnostifikuar. Tani për tani vazhdojnë të vlejnë të gjitha masat të cilat janë në fuqi, e njëjta vlen edhe për hapjen e kopshteve, deri më tani janë testuar 3.500 punonjës, por për tajmingun e hapjes do të diskutohet gjatë kësaj jave. E njëjta vlen edhe për kufijtë, duke pasur parasysh situatën e krijuar gjatë këtyre dy-tre ditët e fundit, edhe krahas faktit se Serbia dhe Bullgaria i hapën kufijtë, konsiderojmë se kjo duhet të diskutohet ditët në vijim, në përputhje me të dhënat dhe situatën e re”, informoi ministri Filipçe.

 

Ministri Filipçe, në lidhje me testimin e një pjese të anëtarëve nga LSDM-ja, pas kontakteve që kanë pasur me nënkryetarin e partisë, Muhamed Zekiri, informoi se pas përfundimit të anketave epidemiologjike gjatë ditës së djeshme dhe sot, është përcaktuar vetizolim për nënkryetarët Mançevski dhe Carovska, si dhe për Marjan Zabrçanec. Pozitiv është edhe testi i Sanja Llukarevska, ndërsa tani po punohen edhe në anketat e kontakteve të saj. Për momentin duhet të përfundojë edhe anketa epidemiologjike e Kryeministrit Spasovski, por duke pasur parasysh kontaktet e tij, ekziston mundësi që ai do të duhet të vetizolohet gjatë dy javëve të ardhshme.