Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot mbajti konferencën e fundit për shtyp, në të cilën e theksoi punën e bërë gjatë mandatit gati se 9 mujor të Qeverisë kalimtare dhe pritshmërive për vazhdimin e avancimit të shtetit, ndërsa pas konferencës për shtyp u përgjigj në pyetjet e gazetarëve.
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Spasovski në konferencën e sotme për shtyp:
“Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave,
Shëndeti publik është i mbrojtur, ekonomia është e qëndrueshme, perspektivat ndërkombëtare janë realizuar, u mbajtën zgjedhje fer dhe demokratike në të cilat qytetarët përmes vullnetit të lirë, vendosën që të vazhdojmë në rrugën evropiane.
Qeveria kalimtare në largim, në mandatin gati se 9 mujor, me sukses iu përgjigj sfidave specifike para së cilave qëndroi e drejtuar dhe e krijoi rrugën Qeverisë së re politike, e cila me ingerenca të tërësishme dhe mandat të plotë do të vazhdojë t’i udhëheq qytetarët dhe shtetin para.
Gjatë 9 muajve të kaluar, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e NATO-s.
Morëm vendim për fillimin e negociatace me Bashkimin Evropian.
Dëshmuam qëndrueshmëri të proceseve reformuese dhe me këtë dhamë argumente të reja për realizimin e perspektivave të NATO-s dhe BE-së, prej të cilave erdhi deri në vendimet e guximshme të Kryeministrit të kaluar dhe të ardhshëm Zoran Zaev, të Qeverisë, të Kuvendit – të cilat nuk guxuam me asgjë ti rrezikojmë.
I arsyetuam pritshmëritë e partnerëve tanë ndërkombëtare, me të cilët u mundësuan këto ngjarje të rëndësishme historike për vendin tonë, anëtarësimi në NATO dhe vendimi për fillimin e negociatave me BE-në. Kjo është realizuar nëpërmjet përkushtimit me të cilin me kujdes dhe në mënyrë inkluzive punuam në planin politik, në kushte kur përkushtimi i tillë ishte i domosdoshëm në plan shëndetësor dhe ekonomik, për shkak të krizës botërore shëndetësore-ekonomike.
Dhe i mbrojtëm qytetarët dhe vendin nga skenarët më të vështira.
Çdo ditë e re është akoma një sfidë e re për t’u mbrojtur shëndeti publik, por në fillimet e pandemisë duhej të merren vendime të guximshme, të shpejta dhe efikase, me të cilat arritëm të sigurojmë funksionalitet të sistemit shëndetësor dhe e kthyem besueshmërinë e institucioneve të shtetit.
Çdo personi të sëmurë i është dhënë kujdesi i duhur shëndetësor.
Çdo qytetar edhe në kohën e kufijve të mbyllur, pati mundësi të kthehet në vendlindje. Çdonjëri që kishte nevojë të domosdoshme për të shkuar jashtë vendit, udhëtoi.
Punuam dhe akoma punojmë në përcaktimet tona të fuqishme, asnjë qytetar të mos jetë pa ekzistencë.
I mbështetëm dhe i mbështesim qytetarët dhe bizneset të mbijetojnë.
Përmes tre pakove të masave ekonomike, grupeve të prekura të qytetarëve dhe të rinjve dhe për sektorët e prekur: turizmi dhe objektet hotelerike, u ndanë kartela pagesore vendore për blerje të prodhimeve vendore dhe vauçerë për turizëm vendor.
Për bizneset u mundësuam linja kreditore pa interes.
Po përgatitet pakoja e katërt e masave me të cilën do të zgjërohet përfshirja e qytetarëve dhe bizneseve të cilat do të marrin mbështetje financiare shtetërore.
Në kushte të krizës globale shëndetësore, organizuam zgjedhje të drejta dhe demokratike. E vazhduam praktikën trevjeçare të organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve në atmosferë të drejtë dhe demokratike, ku qytetarët vendosën lirshëm dhe mbështetën opsionin progresiv, i cili gjatë tre viteve të kaluara mbylli çështje të vështira, të cilat për tre dekada dukeshin të pazgjidhshme.
Ne i’u përgjigjëm obligimit për qëndrueshmëri dhe perspektivave si një Qeveri kalimtare, përmes 82 mbledhjeve të hapura të Qeverisë, nëntë mbledhjeve të mbyllura të Qeverisë, tre mbledhjeve të Këshillit Ekonomik, 121 mbledhjeve të Shtabit kryesor koordinues të krizës, i cili mbahet çdo mëngjes, me qëllim që të reagojë në mënyrë efektive, në bazë ditore, për nevojat e qytetarëve dhe shtetit.
Të nderuar qytetarë,
Në kushte kur edhe përskaj të gjitha angazhimeve, armiku i padukshëm po merr jetë njerëzish, sepse disa gjëra nuk varen vetëm nga përpjekjet, besoj që çdokush – edhe unë njëjtë, me të drejtë ndjejmë që vërtet mund t’i gëzohemi suksesit të arritur, kur të përfundojë kjo pandemi e cila po shfaros edhe në botë.
Por sukseset tona të përbashkëta janë shtysë për ne, motivimi unë që të qëndrojmë drejtë dhe sëbashku të bëhemi mburojë e të mirës së përbashkët. Çdokush besoj e di se nuk ka gëzim personal, pa gëzim të përbashkët.
Edhe këtë konferencë të fundit për shtyp ia dedikova arritjeve, ashtu që me argumente t’i falënderoj të gjithë ata që dhanë gjithçka nga vetvetja, në kushte specifike në të cilat kemi funksionuar, për të arritur sukseset që përmenda.
Janë jetë të shpëtuara, ekzistenca të shpëtuara, janë perspektiva të siguruara në plan strategjik ndërkombëtarë.
Falënderoj mjekët, personelin mjekësor dhe teknik në klinika, spitale, ambulanca, të cilët dit e net shpëtojnë jetë njerëzish, derisa janë të larguar nga familjet e tyre, duke punuar me pajisje mbrojtëse e cila u lë shenja në fytyrë. Sukseset e tyre janë suksesi i çdo personi të shëruar dhe të mbrojtur nga virusi korona. Edhe me suksesin e sistemit shëndetësor dhe shtetit në ballafaqimin me te. Dhe çdo mirënjohje për mundin e këtyre punonjësve shëndetësor është një medalje e pazëvendësueshme e personalitetit të tyre. Dua të falënderoj edhe ministrin Venko Filipçe, i cili me përkushtim punoi dit e natë dhe ishte lider i sistemit shëndetësor në vend.
Shpreh falënderim të veçantë për policinë, armatën, Qendrën për Menaxhim me Kriza, për Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Falënderoj edhe partnerët tanë strategjik nga Unioni Evropian, NATO dhe SHBA-të, për mbështetjen e vendit tonë në kohë gjatë ballafaqimit me pandeminë, në plan shëndetësor-ekonomik.
Falënderoj ekspertët ekonomik me të cilët bashkë kemi punuar dhe krijuam masat ekonomike për shpëtim të ekonomisë. Veçanërisht falënderoj përfaqësuesit e mediave të cilët ishin në krye të detyrës dhe raportuan në mënyrë profesionale dhe në kohë, për të gjitha çështjet me interes publik. Falënderoj të punësuarit në institucionet shtetërore të cilët 24 orë kanë qenë në shërbim të nevojave të qytetarëve dhe shtetit, Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, Sektorit për përgatitjen e mbledhjeve të Qeverisë, të punësuarve dhe shefit të Kabinetit tim, të cilët dhanë kontribut të madh në përballjen me sfidat dhe u përgjigjën detyrimeve dhe pritshmërive, si dhe tërë ekipit të PR-it që punoi në Qeveri, në mënyrë që e tërë puna jonë të prezantohet në mënyrë të denjë në opinion.
I falënderoj të gjitha shtetet e rajonit, me të cilat bashkërisht punuam në ballafaqimin me pandeminë dhe veçanërisht falënderoj Qeveritë e vendeve që na rrethojnë, Bullgarinë, Serbinë, Kosovën, Shqipërinë dhe Greqinë, me të cilat në bazë ditore bashkëpunojmë dhe shkëmbejmë informacione dhe të cilat na ndihmuan që t’i kthejmë të gjithë shtetasit tonë nga vendet e huaja në shtetin tonë.
Veçanërisht ju falënderoj juve, qytetarë të nderuar – për bashkëpunimin në këtë periudhë specifike nga aspekti shëndetësor dhe ekonomik, për mirëkuptimin që e treguat gjatë ndalesës për kufizim të lëvizjes dhe respektimin e masave për mbrojtje, në të gjitha përpjekjet për mbrojtje të shëndetit kolektiv dhe ekzistencës dhe për shkak të kësaj që u ngritët në lartasin e përgjegjësisë tuaj personale, dolët me dinjitet në votime, duke respektuar protokollet e shëndetësisë dhe i mundësuat këto momente kur presim që të votohet Qeveria e re politike. Me këtë janë krijuar kushtet e reja për formimin e Qeverisë me kapacitet të plotë, e cila me ingerencat e plota që do ti ketë dhe me Kuvendin funksional, do të mund të bëjë më shumë për mbrojtje nga pandemia, për mbrojtje të ekzistencës dhe perspektivave evropiane.
E nxorëm shtetin në rrugë të drejtë, në rrugë për gjithë ne, të nderuar qytetarë nga të gjitha bashkësitë etnike së bashku përpara, drejtë një Shoqërie për të gjithë, si një shtet evropian. Shteti është i siguruar në planin e sigurisë, janë të mbyllura çështjet- pengesat në mënyrë dinjitoze dhe tani është koha për të gjithë që të përkushtohemi me të gjitha forcat në çështjet dhe nevojat e brendshme.
Pasojnë rezultatet në ekonomi, në mbrojtjen e ambientit jetësor dhe në planin e së drejtës, në kulturë, nëse të gjithë e japim maksimumin tonë.
Nëse se në këtë periudhë prej 9-të muajve, gjatë kohës së Qeverisë kalimtare edhe përkundër pengesave nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, arritëm që të sjellim Ligjin për Prokurorinë Publike, është koha që në periudhën e ardhshme, shpresoj që të jetë më qetë në aspektin shëndetësor dhe politiko-shoqëror, për të ofruar drejtësi funksionale. Gjyqësori duhet të reformohet, rastet e korrupsionit të lartë duhet të kenë epilog, të hyjmë të gjithë në obligimet që na janë besuar në një luftë të fortë kundër çdo përpjekje të mundshme për korrupsion, çdo mbajtës i funksionit publik duhet t'i përgjigjet detyrës për të qenë i sinqertë, transparent dhe i arritshëm për qytetarët.
Para nesh janë katër vite të papërsëritshme, ku së bashku mund të arrijmë edhe në planin e integrimeve evropiane dhe ta sjellim jetën evropiane në vend.
Thërras që edhe opozita të gjejë fuqi dhe të reformohet dhe të kyçet në ndryshimet të cilat i sjellin të mira qytetarëve dhe shtetit. Presidenti amerikan Kenedi, jo rastësisht ka konstatuar se ata të cilët shohin në të kaluarën ose të tashmen e lëshojnë të ardhmen.
E ardhmja është para nesh, plot perspektiva dhe në të ka një vend për të gjithë - ne nuk duhet ta lëshojmë ose me çka do që të jetë ti vendosim në pikëpyetje këto raste për ne si qytetarë dhe si shtet.
Me vete do të marr përvoja të dobishme nga funksionimi i kësaj qeverie kalimtare me një mandat të zgjatur të papritur, që në momentin kur pranojmë se ekzistojnë sfidat dhe do të përcaktojnë në mënyrë efektive ato që janë, ne kemi shkuar në gjysmë rruge drejt zgjidhjes së tyre.
Falemnderit për mundësinë për të shërbyer si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë këtyre 9 muajve".