Platformën e vetme nacionale për mësim në distancë do ta shfrytëzojnë mbi 250.000 nxënës dhe 25.000 mësues në shkollat fillore dhe të mesme publike

“Jemi krenar  që për herë të parë krijuam Platformë të vetme nacionale për mësim online, të cilën e krijuam në veçanti me burime dhe ekspertë të vendit. Kjo na inkurajon, por edhe na nxit në mënyrë shtesë për avancimin dhe përshtatjen e nevojave të secilit nxënës në vendin tonë”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, prezantuan Platformën nacionale për mësim online.

“Platforma për mësim online është gjithëpërfshirëse, e thjeshtë për përdorim dhe sinqerisht jam i bindur se do ta pëlqejnë edhe nxënësit edhe mësuesit. Ajo ofron mësim në 5 gjuhë – përveç gjuhës maqedonase, është përshtatur edhe për mbajtjen e mësimit në gjuhën shqipe, turke, serbe dhe boshnjake. Me këtë edhe njëherë i konfirmojmë angazhimet e forta të kësaj Qeverie për ruajtjen e bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe barazisë në shoqërinë tonë demokratike”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se gatishmëria e institucioneve dhe sistemit arsimor për ndryshime është dëshmi për përkushtimin e vazhdueshëm dhe të fuqishëm ndaj qëllimeve afatgjate të Qeverisë ndër të cilat edhe arsim cilësor dhe inovative për secilin.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Carovska, theksoi se Platforma nacionale për mësim në distancë është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FSHIIK).

Platforma është zhvilluar të jetë funksionale, e qëndrueshme dhe e thjeshtë për përdorim edhe nga nxënësit edhe nga arsimtarët, si dhe nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor – MASH, BZHA, ISHA dhe prindërit. 

Ministrja Carovska tha se e kupton brengën e prindërve për shkak se secili ndryshim është i vështirë, ndërsa përshtatja kërkon flijim të madh nga të gjithë ne.

“Unë plotësisht i kuptoj ata të cilët janë të brengosur se si do ta kalojmë vitin shkollor, i kuptoj prindërit të cilët janë nën presion të madh ti përshtaten njëkohësisht edhe shkuarjes në punë edhe kujdesit për arsimin e fëmijëve të tyre. Un vetë jam prind dhe e ndjej këtë. Por, ne nuk e zgjodhëm këtë gjendje. Në këtë gjendje Platforma nacionale do të jetë më shumë se zëvendësim i mirë për mësim tradicional. Nxënësi përmes desktopit apo laptopit ose në telefon celular, do të mund njëjtë sikur në klasë të sheh arsimtarin se si shkruan apo vizaton në tabelë, ndërsa njëkohësisht edhe arsimtari mund ta sheh nxënësin. Ky mësim nuk do të jetë i bezdisshëm, do të ketë zgjidhje të kuizeve, teste të shpejta dhe  risi të tjera të cilat do të sjellin freski në arsim, ndërsa platforma do të vazhdojë të shfrytëzohet edhe pas pandemisë si mbështetje në mësim dhe në krijimin e përmbajtjeve digjitale”, përfundoi ministrja Carovska.