KQRMV Zaev: Pranimi i Kodit është garanci për qytetarët për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, gjatë realizimit të funksioneve tona dhe detyrimeve në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qeveria në mbledhjen e sotme të 7-të e emëroi zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Ljupço Nikollovski, për ndjekjen dhe zbatimin e Kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria. Njëkohësisht, në mbledhjen e Qeverisë, anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan deklaratë për pranimin e dispozitave nga Kodi. Kodi i ri nuk u përfshin vetëm anëtarët e Qeverisë, ministrat, por edhe të gjithë funksionarët tjerë të emëruar nga Qeveria. Duke përfshirë edhe drejtorët e organeve të pavarura, drejtorët dhe anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike, udhëheqësve në shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit etj. Qëllimi kryesor i Kodit është sigurimi i punës transparente dhe llogaridhënëse e funksionarëve të Qeverisë ekzekutive, gjegjësisht ndërtimin e një sistemi të integritetit dhe qeverisjes së mirë.

Në vazhdim vijojnë fjalimet e plota të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe  resurseve njerëzore, Ljupço Nikollovski:

 

Fjalimi i KQRMV Zaev në mbledhjen e 7-të të Qeverisë me rastin e nënshkrimit të Kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar anëtarë të Qeverisë

Pjesën e parë të mbledhjes së sotme do t’ia kushtojmë nënshkrimit të Kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike, të emëruar nga ana e Qeverisë.
Dua të theksoj se në ky është akt solemn, me të cilin të gjithë ne si anëtarë të Qeverisë e më pas edhe të gjithë zëvendësministrat, drejtorët dhe funksionarët publik të emëruar nga ana e Qeverisë, zotohemi se do ta pranojmë Kodin, për shkak të sigurimit të respektimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, integritetit profesional, efikasitetit, lojalitetit, përgjegjësisë, transparencës së Qeverisë dhe të gjitha institucioneve qeveritare.

Nënshkrimi është pëlqim i jonë se i pranojmë të gjitha parimet më të larta etike për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë kryerjes së funksioneve tona dhe detyrimeve në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me përmbajtjen e denjë në Kodin për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria, do ta realizojmë qëllimin e tij  për përforcimin e integritetit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore, si dhe institucioneve tjera të themeluara nga Qeveria për të përforcuar besimin e qytetarëve në punën e tyre.

Pranimi i Kodit është garanci për qytetarët që secili prej nesh do të japë kontributin e tij personal për ngritjen e rëndësisë së sjelljes së bartësve të funksioneve publike duke u përmbajtur  në parimet e udhëheqjes së mirë në nivel më të lartë politik.

Me sjelljen e Kodit të ri për sjellje etike dhe me pranimin e dispozitave të tij, e përmbushim edhe rekomandimin e GREKO-s për zbatim praktik të Kodit dhe Drejtimeve nëpërmjet mekanizmit të veçantë, vendosjes së masave për sanksione dhe fillimin e ngritjes sistemore të vetëdijes për menaxhim të mirë të personave të cilët kryejnë funksione më të larta në ekzekutiv.

Sjellja e çdo anëtari të Qeverisë dhe e çdo funksionari të emëruar dhe të zgjedhur dhe respektimi i këtyre parimeve i udhëheqjes së mirë, duke demonstruar integritet, transparencë, llogaridhënie, drejtësi dhe paanshmëri, është prioritet i yni kryesor në periudhën e ardhshme.

Përforcimi i sistemit për udhëheqje etike të drejtë dhe të mirë që krijon besim, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve dhe me këtë ndërtojmë shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
Besimi i qytetarëve për të gjithë ne, nuk është dhënë njëherë përgjithmonë. Detyrimi jonë është që nëpërmjet sjelljes sonë të përditshme dhe të vazhdueshme të dëshmojmë se realizojmë interesin publik dhe të mirën e përgjithshme dhe se këtë e bëjmë duke plotësuar standardet të cilat i presin nga ne.

Besimi i qytetarëve është prioriteti ynë parësor, me këto masa marrim hapa konkret që t’i përmirësojmë institucioneve dhe mënyrën e sjelljes së bartësve të funksioneve publike.

Kodi për sjellje etike e anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve të emëruar nga Qeveria është detyrim që ta praktikojmë atë që e flasim dhe unë sinqerisht pres  që këtë tërësisht dhe në mënyrë më të sinqerisht ta bëjë kjo përbërje e Qeverisë tonë.
Në përputhje me dispozitat nga Kodi për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria, të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e emëroi Ljupço Nikollovskin, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, si përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të Kodit”.

 

 Fjalimi i ZKQRMV Nikollovski në mbledhjen e 7-të të Qeverisë me rastin e nënshkrimit të Kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria

 

 “I nderuar Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,
Të nderuar anëtarë të Qeverisë,

Ju faleminderit për besimin, që si zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, jam i emëruar për zbatimin dhe ndjekjen e procesit të respektimit të Kodit për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria dhe bartësit e funksioneve publike.
Më 22 shtator, Qeveria e miratoi Kodin e ri etik, për të cilin sot ministrat nënshkruajnë deklaratë për respektimin e dispozitave që i përmban. Është me rëndësi të theksohet që Kodi i ri nuk i përfshin vetëm anëtarët e Qeverisë, ministrat, por edhe të gjithë funksionarët e emëruar nga Qeveria. Përfshirë drejtorët e organeve të pavarura, drejtorë dhe anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike, udhëheqësit e shoqërive aksione në pronësi shtetërore etj.
Qëllimi kryesor i Kodit është sigurimi i punës llogaridhënëse dhe transparente e funksionarëve në pushtetin ekzekutiv, gjegjësisht ndërtimi i sistemit të integritetit dhe qeverisjes së mirë.
Në Kod janë shënuar parimet themelore të sjelljes së bartësve të funksioneve publike,por edhe detyrimet konkrete për ata. Do të përmend disa:
-Në çdo gjatë muaj, të gjithë funksionarët duhet të dorëzojnë raporte për shpenzimet zyrtare të bëra gjatë kryerjes së autorizimeve të tyre publike. Të njëjtat do të vazhdojnë të shpallen në Veglën për llogaridhënie, e cila do të jetë e azhurnuar në mënyrë që të përfshijë të gjithë funksionarët e emëruar nga Qeveria.
-Funksionarët duhet t’i publikojnë të gjitha të dhënat për punën e tyre dhe punën e institucionit të tyre në ueb-faqen. Gjegjësisht, të gjitha raportet e punës, planet e punës, raportet e revizorëve, listat e të punësuarve, faturat e përfunduara, që nënkupton gjithçka që është në interes të qytetarëve kur bëhet fjalë për punën e institucioneve të financuara nga buxheti. Në rast se nuk e bëjnë këtë, ata do të përgjigjen jo vetëm sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, por edhe para Qeverisë.
-Funksionarët do të jenë të detyruar të kenë procesverbal publik të shpallur për takimet të cilat i mbajnë me organizata lobuese dhe do të jenë të detyruar të paraqesin çdo dyshim se ekziston gjendje e konfliktit të interesit dhe të kërkojnë rekomandime.
Dua të theksoj se bashkë me mua zbatimin e Kodit, në mënyrë plotësuese, do ta kryejnë Koordinatori nacional për qeverisje të përgjegjshme dhe transparencë.
Si anëtar i ngarkuar i Qeverisë për zbatimin e tij, Kodi më lejon, në mënyrë verbale dhe me shkrim t’i sugjerojë bartësit e funksionit ekzekutiv që ka shkelur Kodin dhe të përmirësojë sjelljen. Në rast të mosrespektimit të dispozitave të Kodit dhe në bazë të mendimit tim, si përgjegjës në zbatimin e Kodit, Kryetari i Qeverisë mund të vendos të zbatojë disa nga këto masa:

-Shprehja e mospajtimit, gjegjësisht kritikë zyrtare për sjelljen e personit i cili nuk ka respektuar këtë Kod dhe sugjerim që të përmirësojë sjelljen  me ç’rast e njëjta mund të shpallet në mënyrë publike,
-Përgjegjësi politike, gjegjësisht kërkesë për dhënien e dorëheqjes së bartësit të funksionit ekzekutiv ose propozim për shkarkimin e tij, dhe/ose
-Ngritje e iniciativës për informimin e institucioneve kompetente.
Të nderuar,
Me këtë Kod hapet rruga për ndërtimin e integritetit dhe udhëheqjes së mirë, grumbullohen të gjitha rregullat e rëndësishme të sjelljes dhe lehtësohet përgjegjësia. Nuk do të tolerohet punë jotransparente, papërgjegjësi ndaj qytetarëve, shpenzim pa nevojë”. 

 Kodin për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria në gjuhën maqedonase, 

Kodin për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria në gjuhën shqipe,