Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministren e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në kuadër të vizitës zyrtare në vendin ton.
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e kryeministrit Zaev:
“Së pari më lejoni që edhe njëherë ti uroj mirëseardhje kryeministrit Hoti.
Shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunim të suksesshëm të udhëhequr nga parimet e mbështetjes dhe respektit.
Dëshmi për këtë është kjo vizitë zyrtare e Kryeministrit Hoti, e cila është realizuar në këto kushte komplekse për shkak të pandemisë së KOVID-19.
Kjo flet fuqishëm se shtet tona se kanë interes që në mënyrë shtesë ti forcojmë dhe ti thellojmë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat nga interesi i përbashkët.
Në këtë drejtim presim intensifikim të dialogut politik dhe mbajtjen e mbledhjes së parë të paralajmëruar në mes Qeverive të të dyja vendeve në momentin që kushtet do ta lejojnë një gjë të tillë. Ajo ngjarje do të jetë një impuls pozitiv për një zhvillim dhe intensifikim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona dhe bashkëpunimit të përgjithshëm.
Si kontribut për përforcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore pres edhe dërgimin e 44-të pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në përbërjen e KFOR me çka do të forcohet stabiliteti si në Kosovës po ashtu stabiliteti dhe siguria në të gjithë rajonin.
Të nderuar,
Ekonomitë tona, nga struktura, por edhe nga të gjitha parimet themelore të funksionimit janë të drejtuara drejt njëra-tjetrës.
Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe komunikimit, vihet theksi në lidhjen infrastrukturore të vendeve tona si pjesë e bashkëpunimit rajonal.
Në këtë kontekst, unë do të doja të theksoja se afërsia jonë gjeografike do të sjellë më tej ndërtimin e autostradës Shkup - Prishtinë.
Kjo autostradë ka një rëndësi të veçantë strategjike jo vetëm për vendet tona, por edhe për rajonin.
Këtu me kënaqësi do të doja të theksoja se nga ana jonë punimet përgatitore për fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup - Bllacë janë në proces.
Dëshmi e përpjekjeve tona të sinqerta për të promovuar bashkëpunimin dhe për të mundësuar qarkullimin e lirë të personave dhe mallrave, është hapi i madh që u hodh me hapjen e vendkalimit kufitar Belanoc - Stançiq.
Për Maqedoninë e Veriut, pa dyshim, Kosova është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë.
Tregtia midis vendeve tona është pa tarifa doganore, në përputhje me Marrëveshjen CEFTA dhe Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik.
Për këtë shifrat flasin vetë: Maqedonia Veriore është një nga 5 vendet me të cilat Kosova ka shkëmbimin më të lartë tregtar.
Gjegjësisht, edhe në kushte të tilla të jashtëzakonshme të vendosura nga KOVID-19, shkëmbimi i përgjithshëm tregtar që nga gushti i vitit 2020 është gati 170 milion euro.
Të nderuar,
do avancim në marrëdhëniet midis fqinjëve sjell stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin.
Pikërisht për këtë e përshëndesim Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila u arrit në Uashington.
Në të njëjtën kohë, ne mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili u prezantua nga Bashkimi Evropian. Ne sinqerisht ju urojmë suksese. Ne mbështesim një zgjidhje reciprokisht të pranueshme që do të garantojë dhe forcojë paqen dhe sigurinë në rajonin tonë, do të sigurojë një të ardhme të begatë për të gjithë qytetarët dhe do të përshpejtojë procesin e integrimit në BE.
Me këtë rast, unë do të doja të shpreh mbështetjen tonë të sinqertë që Kosova të bëjë përparim në integrimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur, përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe në marrjen e liberalizimit të vizave.
Të nderuar,
Populli ynë thotë se fqinjët nuk zgjidhen, por ata gjithmonë vijnë së pari për të ndihmuar. Kjo është arsyeja pse ne presim që Kosova të përfshihet në bashkëpunimin e zgjeruar rajonal, të udhëhequr nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, në mënyrë që karakteri i saj gjithëpërfshirës të jetë një përparësi për rajonin, pavarësisht nga çështjet e hapura politike.
Kjo është kryesisht në interes të qytetarëve tanë, kryesisht për zbatimin e katër lirive të BE-së në Ballkanin Perëndimor: lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, e cila do të mundësojë integrim dhe harmonizim më të shpejtë me Bashkimin Evropian.
Pikërisht angazhimi i përbashkët që lind nga vetë rajoni do të paraqesë një vlerë e fortë e shtuar për perspektivën tonë evropiane dhe për iniciativat ekzistuese që janë në atë funksion - Procesi i Berlinit dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal."