Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti takim online me shefen e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendin tonë, Berglojt Bjornson Barkbu, përfaqësuesen rezidente të FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Shtefani Eble dhe ekonomistët e FMN-së në Uashington, si pjesë e konsultimeve të rregulla vjetore.
Takimi pati për qëllim informimin e pamjeve ekonomike, politikën fiskale dhe monetare, si dhe stabilitetin financiar në vend. Kryeministri Zaev e theksoi bashkëpunimin me FMN-në si shumë të rëndësishëm në më tepër aspekte mes të cilave edhe monitorimi i performancave ekonomike të vendit tonë.
Nga FMN vlerësojnë se realizimi dhe investimi në investimet kapitale në periudhën e ardhshme mund të ndihmojnë në zmadhimin e potencialit për rritjen e ekonomisë, me rekomandim në kushte të COVID-19 të vazhdohet me mbështetje të sistemit shëndetësor si prioritet, siç është paraparë edhe në Propozim-buxhetin për vitin 2021.
Kryeministri Zaev tha se kriza momentale është mundësi për reforma sistematike dhe sipas trendeve, transformimi drejt ekonomisë së re zhvillimore me fokus digjitalizimin, energjetikën dhe resurset e ripërtërishme të energjisë, si dhe krijimi i ambientit të parashikueshëm dhe të favorshëm për investime të reja. Për këtë qëllim, krahas ballafaqimit me pandeminë po bëhen plane edhe në afat të mesëm dhe të gjatë për realizimin e politikave ekonomike, me qëllim që sektori real të mund të planifikojë aktivitetet investues. U theksua edhe rëndësia e aksionit koordinues për ballafaqim me ekonominë joformale, i cili dëmton Buxhetin e shtetit dhe subjektet e regjistruara të biznesit.
Siç u theksua në takim edhe gjatë krizës me COVID-19 nuk duhet të harrohen reformat strukturore ekonomike të cilat janë parakusht për rritje të mëtejshme afatgjate.
Në takim u diskutua se pasojat nga kriza me COVID-19 mbi ekonominë janë të dukshme, po janë zbutur përmes masave në kohë të cilat ishin kompetente, monetare dhe fiskale. U konkludua se nevojitet të vazhdohet me ndjekjen e vazhdueshme të gjendjeve, rregullimin e politikave dhe marrjen e masave në kohë në përputhje me situatën aktuale për të zbutur efektet
Në kontekst të rimëkëmbjes së ekonomisë vendore, nga përfaqësuesit e lartë të FMN-së u theksua se stabiliteti financiar është shumë i rëndësishëm. Në këtë drejtim, sektori bankar i cili është shtyllë bartëse i sistemit financiar është stabil dhe i rëndësishëm për mbështetjen e ekonomisë edhe në periudhën e mëtejshme të revitalizimit.