Kryeministri Zaev dhe drejtori i EMV-së, Kovaçevski i promovuan autobusët e ri ekologjik për punëtorët e “REK Bitolla”: Në këtë mënyrë eko standardet evropiane i sjellim në vend!

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe drejtori i përgjithshëm i SHA”Elektranat e Maqedonisë së Veriut”(EMV), Vasko Kovaçevski, promovuan gjashtë eko-autobusë të ri me gaz-metan natyror dedikuar për transportin e punëtorëve të “REK Bitolla”.

Investimi me vlerë 1,4 milionë euro është financuar me mjete të posaçme nga SHA “EMV” dhe përfaqëson realizimin e përcaktimit të përfshirë në Programin e Qeverisë.

“Furnizimi i autobusëve të ri me gaz natyror është realizim i premtimit të Qeverisë dhe EMV-së për përmirësimin e kushteve për punën në kombinat, për uljen e shpenzimeve për punë dhe mbrojtjen e ambientit jetësor”, theksoi Kryeministri Zaev në ngjarjen.

 

U konstatua edhe se me furnizimin e autobusëve të ri ekologjik rritet siguria dhe cilësia e transportit të punëtorëve nga REK Bitolla të cilët punojnë në kushte të vështira. Në aspekt ekologjik, autobusët të cilët deri më tani i transportonin punëtorët nuk i plotësonin as standardet minimale ekologjike, për dallim nga mjetet e reja ekologjike për transport.

Lidhur me “REK Bitolla”, në këtë ngjarje u theksua se gjatë tre viteve të fundit janë bërë remonte kapitale në secilin nga tre blloqet e Termocentralit. Duke filluar nga viti 2018 me Bllok 1, në vitin 2019 me Bllok 2 dhe duke përfunduar këtë vit me remont kapital të Bllok 3, SHA “EMV” dhe “REK Bitolla” i bënë përfshirjet e patjetërsueshme me qëllim të rritjes së efikasitetit të impianteve.

 

“Me këtë treguam se angazhimet tona për ambient të pastër jetësor dhe ulja e emetimit të gazeve, nuk janë vetëm premtime boshe, por se zbatohen në praktikë. Kjo nuk ndodhte në të kaluarën. Krahas rekomandimeve konkrete të dhëna në vitin 2010 dhe 2011 kur për herë të fundit u modernizuan blloqet 2 dhe 3, remonti të bëhet, jo më vonë se 6 vite, Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk e bëri këtë. Prandaj, remontet kapitale të tre blloqeve në REK Bitolla ishin një prej prioriteteve të EMV-së dhe REK me mbështetje të plotë të Qeverisë   dhe të njëjtat u bënë në përputhje me dinamikën e dhënë më parë”, deklaroi Kryeministri Zaev.

Drejtori i përgjithshëm i “SHA EMV”, Vasko Kovaçevski, shprehu falënderim drejt Qeverisë dhe Kryeministrit Zaev për mbështetje gjatë investimit në energjetikë dhe përkushtimit në projektet në sektorin energjetik.

“Përcaktimi ynë është që të gjitha investimet e reja, nga cilido segment nga “SHA EMV”, të jenë në drejtim të trendeve që janë për përcaktim të jetojmë dhe punojmë në shenjën e ngjyrës së gjelbër dhe në përputhje me këtë – të lëvizim drejt të gjelbrës. Këto gjashtë eko-autobusë, të cilat shfrytëzojnë gaz-metan natyror  dhe nuk prodhojnë gaze të dëmshme për ambientin, e tregojnë përcaktimin tonë drejt burimeve të energjisë, investimeve, makinave të cilat sa më pak do të ndotin dhe do të na shpien drejt një ambienti më të pastër dhe tërësisht të pastër në vitet dhe dekadat e ardhshme, si qëllim i vendosur në korniza botërore dhe trend i cili veç më është vendosur. SHA”EMV” ndihmoi në Manastir. ME tre milionë denarë që i kursyem me mospërpunimin e materialit reklamues për Vitin e Ri  këtë vit, siguruam furnizim me oksigjen në spitalet modulare në Manastir dhe Kërçovë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen”, tha Kovaçevski.

Në këtë promovim të autobusëve të ri ekologjik u theksua se ato, në periudhat kur nuk do të transportohen punonjësit e “REK Bitolla”, sipas mundësive dhe rregullores ligjore, do të vendosen në dispozicion për transportin e nxënësve, studentëve, pensionistëve, anëtarëve të klubeve të sportit, shoqatave dhe organizatave joqeveritare nga komuna e Manastirit, Novacit dhe Mogilla, si komuna dhe vendbanime që janë më afër kombinatit.


Kryeministri Zaev: E realizojmë atë që e premtuam lidhur me kalimin drejt burimeve për energji të pastër – punëtorët nga “REK Bitolla” do të transportohen me autobusë ekologjik me gaz natyror

 

Kryeta Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe drejtori i përgjithshëm i SHA”Elektranat e Maqedonisë së Veriut”(EMV), Vasko Kovaçevski, promovuan gjashtë eko-autobusë të ri me gaz-metan natyror dedikuar për transportin e punëtorëve të “REK Bitolla”.

Në vazhdim, deklarata e Kryeministrit Zaev:

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u zotua para qytetarëve se investon në energjetikë dhe efikasitet energjetik, ndërsa sollëm vendim dhe të njëjtën e realizojmë – gradualisht kalojmë drejt burimeve për energji të pastër përmes përdorimit të burimeve ekologjike të energjisë, siç janë uji, dielli dhe era.

Është obligim i ynë para qytetarëve të jemi në hap me trendet që të kemi avancim ekonomik dhe ambient të shëndetshëm jetësor.

Gjashtë autobusët e ri ekologjik të cilët i promovojmë, janë vetëm një hap para në atë drejtim. Ato autobusë që do të shërbejnë për transportin e punëtorëve në “REK Bitolla”, punojnë me metan. Në këtë mënyrë gradualisht e ndryshojmë   flotën e REK, në të cilën nuk investohej aspak me vite.

Me furnizimin e autobusëve të ri ekologjik rritet siguria dhe cilësia e transportit të punëtorëve nga REK Bitolla të cilët punojnë në kushte të vështira.

Në aspekt ekologjik, autobusët të cilët deri më tani i transportonin punëtorët nuk i plotësonin as standardet minimale ekologjike, për dallim nga mjetet e reja ekologjike për transport.

Ajo që sipas meje është e rëndësishme të përmendet është se EMV dhe REK Bitolla, në periudhat kur nuk do të transportohen punonjësit e “REK Bitolla”, sipas mundësive dhe rregullores ligjore, do të vendosen në dispozicion për transportin e nxënësve, studentëve, pensionistëve, anëtarëve të klubeve të sportit, shoqatave dhe organizatave joqeveritare.

 

Furnizimi i autobusëve të ri me gaz natyror është realizim i premtimit të Qeverisë dhe EMV-së për përmirësimin e kushteve për punën në kombinat, për uljen e shpenzimeve për punë dhe mbrojtjen e ambientit jetësor.

Në këtë drejtim janë edhe projektet e tjera që janë përfunduar në periudhën e kaluar ose ende vazhdojnë.

Po realizohet investim ekologjik i 10 megavatëve në Osllome, po kalojmë në hapin e ardhshëm të 100 megavat, projekte të reja ekologjike, centrale të reja fotovoltaike. Vijojnë edhe 1- megavat investim vetanak në Osllome, dy herë nga 10 megavat këtu në "REK Bitolla". Përgatiten plane për dy impiante fotovoltaike 100 megavat, gjithashtu këtu në REK.

Ajo që e pamë brenda është mekanizëm i përgatitur,  e gjithë pjesa e instaluar në kaldaja për thithjen e nxehtësisë për zhvillimin e sistemit të ri të ngrohjes me ujë të nxehtë të Manastirit, duke lidhur 33 institucione të rëndësishme, kështu rrjetin primar të ngrohjes për qytetin e Manastirit, dhe komunat Novaci dhe Mogilla.

Gjatë tre viteve të fundit  në “REK Bitolla” janë bërë remonte kapitale në secilin nga tre blloqet e Termocentralit. Duke filluar nga viti 2018 me Bllok 1, në vitin 2019 me Bllok 2 dhe duke përfunduar këtë vit me remont kapital të Bllok 3, SHA “EMV” dhe “REK Bitolla” i bënë përfshirjet e patjetërsueshme me qëllim të rritjes së efikasitetit të impianteve.

Me këtë treguam se angazhimet tona për ambient të pastër jetësor dhe ulja e emetimit të gazeve, nuk janë vetëm premtime boshe, por se zbatohen në praktikë. Kjo nuk ndodhte në të kaluarën.

Krahas rekomandimeve konkrete të dhëna në vitin 2010 dhe 2011 kur për herë të fundit u modernizuan blloqet 2 dhe 3, remonti të bëhet, jo më vonë se 6 vite, Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk e bëri këtë. Prandaj, remontet kapitale të tre blloqeve në REK Bitolla ishin një prej prioriteteve të EMV-së dhe REK me mbështetje të plotë të Qeverisë   dhe të njëjtat u bënë në përputhje me dinamikën e dhënë më parë.

Mbrojtja e mjedisit jetësor në të kaluarën ishte e lënë pas dore, ndërsa tani përfaqëson një prej prioriteteve të kësaj Qeverie e cila në strategjinë energjetike ka tejkalim gradual drejt burimeve të reja të ripërtërishme të energjisë, me qëllim që ta bëjmë vendin tonë lider në rajon në raport të energjisë së pastër ekologjike”.