Sot, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi realizoi vizitë pune në Komunën e Gostivarit, ku u takua me pronarë të kompanive nga industria e përpunimit, ndërtimit dhe sektori i gastronomisë dhe hotelierisë.
Ministri informoi për mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë për kompanitë nga rajoni i Gostivarit dhe mori pjesë në fillimin e punimeve të ndërtimit të fabrikës së re të kompanisë "Almero".
Kompania po investon në kapacitete të reja në kohë pandemie dhe planifikon të krijojë 200 vende të reja pune.
“Dua të përgëzoj menaxhmentin e kompanisë Almero, dhe ky investim i tyre korrespondon me masat e qeverisë që kemi zbatuar vitin e kaluar dhe me masat e reja që kemi paralajmëruar në mënyrë që tu dalim në ndihmë kompanive në realizimin e investimeve të tyre. Kështu, ne në mënyrë direkte ndihmojmë kompanitë për të rritur konkurrencën, inovacionin dhe për të krijuar vende të reja pune. Në këtë mënyrë, do të mundësojmë rritjen e eksportit, e cila në anën tjetër indirekt prek kompanitë e vogla dhe mikro që ofrojnë shërbime për kompanitë më të mëdha, tha Ministri Bekteshi.
Ai njoftoi fillimin e dy investimeve të tjera në rajonin e Gostivarit. Njëra është një fabrikë që do të bëjë ambalazhimin e ujit, dhe tjetra do të prodhojë ushqim dhe do të punësojë mbi treqind njerëz.
"Nuk është vetëm ky investim në Gostivar, muajin e ardhshëm do të kemi mundësi të marrim pjesë në fillimin e investimeve të dy kompanive të reja, njëra do të jetë për një impiant të ri për prodhimin e ujit të ambalazhuar i cili do të jetë në fshatin Çegran dhe të tjerët do të jenë nga industria përpunuese ose për prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore që do të punësojnë mbi 300 njerëz këtu në rajon të Gostivarit, dhe kjo është kompania” Della Nona” ndërsa sa i përket kompanisë që do të ndërtojë fabrikën për ujë të sambalazhuar është fabrika “Delfin” e cila tashmë ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga Ministria e Ekonomisë ”, theksoi Ministri Bekteshi.
Bekteshi iu referua mbështetjes së kompanive nga rajoni i Gostivarit që shteti siguroi vitin e kaluar dhe theksoi se janë mbështetur kompani nga Gostivari, të cilat kanë investime prej rreth 5 milion euro.
Ministri i Ekonomisë Bekteshi nënvizoi se javën e ardhshme ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve do të paraqiten në Kuvend, të cilat ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë në formën e një granti prej 20 përqind për të gjitha kompanitë që do të investojnë këtë dhe vitin e ardhshëm.