Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez, këtë pasdite pas takimit me Kryeministrin Zoran Zaev u dërgoi një video mesazh të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore, fjalimin e tij ju përcillet në mënyrë integrale:
Sapo e përfundova takimin me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mikun tim Zoran Zaev dhe para së gjithash do të kisha dashur të them se takimi ka qenë shumë i frytshëm dhe se të dy si kryeministra të qeverive tona jemi të përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit bilateral, rimëkëmbjes ekonomike dhe marrëdhënieve politike mes dy vendeve”, ka thënë Sançez.
Kyreministri por edhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të dinë se Spanja fuqishëm është e përkushtuar në hyrjen e vendit të tyre në Bashkimin Evropian.
Ne e përshëndesim anëtarësimin në NATO dhe çdoherë do të mbështesim hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
Dhe unë gjithashtu do të doja t'i bëja një respekt Zoranit si një person, mikut tim Zoranit, rinisë së tij, por edhe udhëheqjes së tij.Ajo është udhëheqja reformuese që është në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që paraqet padyshim hap më rëndësi në reformat që zbatohen dhe që janë në interes të saj (Maqedonisë së Veriut) për hyrje në Bashkimin Evropian. Ai mund të konsideroj në mbështetjen e Spanjës, shpresoj se së shpejti, më herët sesa vonë në Bashkimin Evropian.
Poashtu nuk ka dilemë se ata mund të konsiderojnë në vullnetin tonë të plotë dhe ndihmë për bashkëpunim nga aspekti politik, por edhe nga ai ekonomik lidhur me investimet spanjolle në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitet e ardhshme”