Kryeministri Zaev: Nën patronazhin e Portugalisë dhe BE-së, presim një zgjidhje deri në fund të qershorit, për të cilën kemi punuar për pesë-gjashtë muaj

Kryeministri Zoran Zaev për “Brifingun e mëngjesit” të TV Sllobodna, duke folur për takimet intensive ndërkombëtare gjatë periudhës së fundit për procesin e realizimit të aspiratave të vendit tonë për anëtare e Bashkimit Evropian, vlerësoi se është më se e qartë se po ndërtohet strategji si Unioni të kthejë kredibilitietin e tij.

 
“Me liderët e BE-së biseduam për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat. “Kabaetlluku” i BE-së është i padiskutueshëm dhe po ndërtohen strategji si përfundimisht Evropa të kthejë kredibilitetin këtu. Të gjithë e dinë se asnjë vend që aspiron të anëtarësohet në Union nuk ka pritur për aq kohë sa ne. Gjashtëmbëdhjetë vite", tha Zaev, i cili shprehu optimizëm se n[ë periudhën e ardhshme në bisedimet me udhëheqësit e Portugalisë që kryeson me Unionin dhe Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji me të dyja anët, tonën dhe të Bullgarisë, do të bëhen hapa dhe do të realizohet Konferenca e parë ndërqeveritare në fund të qershorit.

 
Kryeministri Zaev në intervistën e mëngjesit, nënvizoi se Brukseli është i njohur me linjat e kuqe të vendosura nga ana jonë dhe nuk ka lëshime në raport me gjuhën dhe integritetin.

“Qytetarët duhet ta shohin realitetin. Bullgaria ka një qeveri teknike, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë gjithçka për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se është mirë edhe për palën bullgare të gjindet një zgjidhje. Qytetarëve në zgjedhje u thanë se politikat që sjellin armiqësi, bllokime dhe frenime nuk mirëpriten dhe  nuk mbështeten. Në fakt, Presidenti Radev, i cili shpesh flet për evropeizimin, sjelljet evropiane, duhet t'i ndërmarrin këto hapa. Unë nuk dua të rris pritjet joreale dhe pastaj të dëshpërohemi përsëri, por këtë vit duhet të bëjmë një përparim”, tha Zaev për TV Sllobodna.

Ai theksoi se udhëheqësia portugeze po zhvillon një strategji të tërë me të cilën do të veprojë para Sofjes dhe Shkupit.

“Besoj se kjo do të ndodhë deri në fund të kësaj jave. Ata i dinë linjat tona të kuqe, ne ishim në Bruksel dhe u thamë: Nëse prekni identitetin dhe gjuhën maqedonase, na largoni nga bisedimet. Askush asnjëherë nuk ka biseduar për identitet”, përsëriti Kryeministri Zaev qëndrimet e Qeverisë së RMV-së, duke shpresuar që në Bullgari në zgjedhje do të formohet qeveri me të cilën do të mund të bisedohet edhe pse siç theksoi kjo nuk do të thotë se për bisedime duhet të pritet termini në shtator kur pritet formimi i Qeverisë në Sofje.

“Ne edhe tani duhet të bisedojmë. Të dy presidentët do të bisedojnë. Më 26 maj janë së bashku në Vatikan. Ne përmes kryesimit portugez dhe Eurokomisarit Varheji bisedojmë si Qeveri. Pres që deri në fund të javës ministri i Punëve të jashtme të Portugalisë e cila është kryesues me BE-në dhe Komisari të shkojnë në Sofje dhe të vijnë këtu dhe të na kumtojnë vendim në të cilin veçse punojnë për pesë-gjashtë muaj”, theksoi Kryeministri Zaev.