Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri.
Në takim është shprehur mbështetja e fuqishme nga Republika e Italisë në europerspektivat e Maqedonisë së Veriut. U konstatua se vendi ka kryer obligimet e brendshme dhe tani është radha e BE-së që t’i vlerësojë arritjet në vend.
“Vazhdojmë me reformat brenda, me përkushtim të fortë ndaj shtetit të së drejtës. Sa i përket bisedimeve me Bullgarinë, ne vazhdojmë me konstruktivitet në bisedime. Këtë e thamë edhe në Bruksel dhe se pranojmë të bisedojmë për gjithçka përveç asaj se kush jemi ne”, tha Kryeministri Zaev.
Në takim është shprehur se me qasje kreative është e mundshme mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare e RMV-së me BE-në gjatë presidencës portugeze. Vlerësohet si i rëndësishëm mesazhi që BE-ja do ta dërgojë deri te vendet e Ballkanit Perëndimor, se mbetet e përkushtuar në zgjerim.
Në takim bashkërisht u vlerësua se Kuvend funksional është i dobishëm për qytetarët dhe për përparimin e shtetit, i cili kërkon konstruktivitet nga të gjitha subjektet politike.
Kryeministri Zaev shprehu falënderim deri te Republika e Italisë dhe deri te BE-ja për solidaritetin rreth vaksinave. Bashkërisht u konstatua se solidariteti është një prej mënyrave kyçe për ballafaqim me pasojat nga pandemi që është e dobishme për të gjithë.