Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në korniza të Forumit të Parë Ekonomik, realizoi takim me Ari Naim, menaxher rajonal për Evropën Qendrore dhe Juglindore të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe Masimilijano Paoluçi, drejtor i zyrës së Bankës Botërore në vend.
Kryeministri Zaev shprehu u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimin aktual me Bankën Botërore dhe shprehu besimin se ka potencial të madh për thellimin e së njëjtit në fushat për të cilat IFC ka ekspertizë, përvojë dhe njohuri.
"Energjia e qëndrueshme ose e gjelbër është ndër përparësitë tona. Një nga investimet më të mëdha në energji po realizohet, 70 milionë euro për ndërtimin e elektranës fotovoltaike në Osllome.
Maqedonia e Veriut si një destinacion i shkëlqyer për investime në termocentrale fotovoltaike, si dhe përkushtimi i Qeverisë në zbatimin e transformimit të drejtë të energjisë, i cili ndodh në vend përmes disa projekteve të rëndësishme energjetike që pritet të stimulojnë ekonominë", tha Zaev në takim.
Në fokus të diskutimit ishte rëndësia e rritjes së konkurrencës në sektorin privat dhe krijimi i ambientit të mirë të përshtatshëm të punës për investime veçanërisht në energjetikë dhe burime të ripërtërishme.
“Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) është një partner afatgjatë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështet aktivitetet e saj në zbatimin e reformave kryesore. Fokusi i IFC-së është që Maqedonia e Veriut të mundësojë një sektor privat dinamik dhe konkurrues. Më shumë se kurrë nevojitet tërheqja e investime të reja private, ndërsa ne shohim mundësi për Maqedoninë e Veriut në sektorë të tillë si energjia e ripërtërishme, prodhimi dhe shërbimet. IFC-ja është e përkushtuar të mbështesë këtë agjendë përmes investimeve dhe shërbimeve këshilluese", tha Ari Naim, menaxheri Rajonal i IFC për Evropën Qendrore dhe Juglindore.