Programi solemn me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë, sot do të fillojë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 17:15 me performancë premierë në simfoninë “Ditë të bukura” nga Zhivoin Glishiq, e shkruar veçanërisht për këtë jubile.
Transmetim i drejtpërdrejt do të transmetohet në kanalin e parë të Televizionit Nacional dhe në Jutjub dhe Fejsbuk kanalet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Simfoninë “Ditë të bukura” do ta performojë Filarmonia e Maqedonisë së Veriut me dirigjenten Bisera Çadllovska.
Menjëherë pas kësaj do të fillojë pjesa e defilesë solemne para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do ta pasqyrojë shtetin tonë, tradita jonë multikulturore dhe përcaktimi ynë evropian, institucionet shtetërore dhe sektori civil, forcat e armatosura, shëndetësia, zjarrfikësit, bujqit, industria, sporti dhe kultura, si dhe prezantimi i shoqërisë sonë sot, në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.
Pjesa ceremoniale e programit për shënimin e 30 vjetorit të Pavarësisë (në orën 18:30), do të fillojë me performimin e akteve artistike të Filarmonisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga performanca “Oda e gëzimit” nga Betoveni, me solistët vokal nga Opera dhe Baleti Nacional, Irena Kavkalevska - meco sopran, Katerina Stojanovska – sopran, Gjorgji Cuckovski – tenor dhe Kristijan Antovski – bas, me koreografi të kyçur të pjesëmarrësve nga departamenti i baletit të Shkollës së Mesme të Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikollovski – Lluj”.
Kjo pjesë e programit do të mbyllet me interpretimin e antologjisë “Aber doje Donke” e interpretuar nga Vllatko Stefanovski.
Programi me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë, më pas vazhdon me fjalimet e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi (video fjalim) dhe me fjalimin e Kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev.
Menjëherë pasi të fillojë programi muzikor (në orën 19:30), me një ansambël muzikor të këngëve të famshme të aranzhuara posaçërisht për këtë rast, të kënduar në gjuhët e shtatë bashkësive etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të interpretuar nga Vera Milloshevska - Josifovska, Jehona Shaqiri, Eleonora Mustafovska dhe Minela Bogdanovic, në produksion të Dimitar Dimovskit.
Në kuadër të programit kulturor-artistik më pas vijon performansa audiovizuale realizuar në objektin e Kuvendit, titulluar “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja” e Emil Petrov, Petar Xhon dhe Gligor Postollovski.
Në pjesë përfundimtare të programit muzikor është paraparë interpretim i këngëve argëtuese antologjike që do t’i plotësojnë Miki Jovanovski Xhafer, Nikolla Perevski Pere, Tamara Todevska, Dëshira Ahmeti, Xhon Ilija Apellgren, Risto Vërtev, Svetllana Jovanovska, të shoqëruar nga Filarmonia e Maqedonisë së Veriut si dhe performancë instrumentale e këngës popullore shqiptare “Baresha”.
Janë paraparë edhe fishekzjarrë festiv.