Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, së bashku me kryetarin e komunës së Krushevës, Tome Hristoski, mbikëqyrën aktivitetet përfundimtare të nënprojektit “Rrethi i adrenalinës - zhvillimi i turizmit aventuror në Krushevë”, i cili zbatohet në kuadër të Projektit të Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale, me mbështetje nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën e Bankës Botërore në vendin tonë.
Gjatë vizitës në Krushevë, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe kryetari i komunës Hristoski vizituan palestrën e rinovuar, murin artificial shkëmbor për ngjitje dhe pjesë të shtigjeve të shënuara të biçikletave. Kryetari Hristoski dhe drejtoresha e Projektit të Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale, Antonia Shishak informuan për aktivitetet e tjera të kryera në kuadër të nënprojektit, siç janë dyqanet e reja të suvenireve në lokacionin Gumenje dhe pajisjet dhe trajnimet e shërbimit të shpëtimit.
Qëllimi i këtij nënprojekti është të forcojë potencialet turistike të Krushevës, si dhe të zgjerojë ofertën me turizëm adrenaline.
Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se ata vizitorë që duan ta njohin më mirë natyrën e Krushevës, tani do të mund ta eksplorojnë këtë zonë shumë më lehtë, me shtigjet e reja të shënuar të biçikletave dhe këmbësorëve, ku ka tabela informuese dhe shenja që do të ndihmojnë vizitorët orientim më të lehtë në mjedis.
„Pjesëmarrja e turizmit në krijimin e produktit të brendshëm bruto mund të jetë shumë më e madhe. Ne kemi një potencial të madh turistik që vetëm duhet të mbështetet. Krusheva me historinë dhe veçantinë e saj është një destinacion vërtet interesant, e cila tani falë këtij projekti bëhet me përmbajtje të reja interesante. Buxheti i përgjithshëm për nënprojektin është 45.939.080,00 denarë, nga të cilat 39.737.304,00 denarë janë siguruar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse 6.201.776,00 denarë janë investuar nga komuna e Krushevës. “Ky është një nga 57 projektet në të gjithë vendin që synojnë të rrisin pjesën e turizmit në zhvillimin ekonomik lokal”, tha Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër përgjegjës për çështje ekonomike.
Gjatë xhiros, në një bisedë me zëvendëskryeministrin Bytyqi, kryetari i komunës së Krushevës, Tome Hristoski, theksoi se dashamirët e adrenalinës tashmë e njohin Krushevën si destinacionin kryesor për turizëm, për shkak të klimës së favorshme dhe peizazheve tërheqëse që hapin shumë mundësi për storje dhe aventura unike. Me investimin e ri nga Projekti i Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale, opsionet për turizmin adrenaline janë shtuar, kurse nga Komuna ka bindje se kjo do të kontribuojë në tërheqjen e më shumë turistëve në këtë rajon.
„Ky është një projekt vërtet i madh, i cili ngjall shpresë tek të rinjtë dhe do të kontribuojë në tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe ekipeve sportive në komunën e Krushevës. Ky projekt, i realizuar nga komuna në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes njësisë së projektit të Projektit të Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, i mundësoi Krushevës të ketë një palestër shumëfunksionale, e cila iu la kohës, e që tash mund të përdoret për sporte dhe për qëllime të shumta, me një sistem të plotë ngrohjeje dhe ftohjeje dhe përmbajtje tjera përcjellëse. Si pjesë e projektit janë dhe dyqanet e suvenireve në lokacionin Gumenje, ku komuna ka ndërtuar edhe shtigje për këmbësorë. Janë shënuar shtigjet e biçikletave me gjatësi të përgjithshme prej 42 km, të cilat do të kontribuojnë në tërheqjen shtesë të ekipeve sportive që merren me çiklizëm malor”, tha kryetari i komunës Hristoski.
Rreth Projektit të Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale
Projekti i Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale është një projekt kryesor për zhvillimin e turizmit në vend, i cili mbështet 57 nënprojekte të zbatuara nga komunat, ndërmarrjet mikro dhe të vogla, si dhe asociacionet që punojnë në fushën e turizmit në të 10 destinacionet turistike në të gjithë vend. Qëllimi i projektit është të rrisë pjesëmarrjen e turizmit në zhvillimin ekonomik lokal duke përmirësuar infrastrukturën, duke përmirësuar kapacitetet akomoduese dhe hotelierike, duke pasuruar ofertën turistike dhe duke rritur konkurrentshmërinë në sektorin e turizmit.
Projekti i Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, administrohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Kabineti i zëvendëskryeministrit të Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet.