Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mbajti takim me Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara (KB) në Maqedoninë e Veriut.
Në takim, Duxhak e uroi Kryeministrin Kovaçevski për zgjedhjen e tij si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se mbështetja e KB-së mbetet në vazhdimësi në zbatimin e reformave të planifikuara në vend dhe në procesin e integrimeve evropiane.
Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim të sinqertë për angazhimin e KB-së në programet e agjencive të ndryshme të organizatës, veçanërisht në iniciativat e vazhdueshme në fushën e ekonomisë, përfshirjes sociale, barazisë gjinore, përforcimit të institucioneve dhe kujdesit për mjedisin jetësor.
Në takim, Kryeministri Kovaçevski e informoi koordinatore e përhershme të KB-së për prioritetet programore të Qeverisë si intensifikimi i proceseve eurointegruese, planin e ri për zhvillim ekonomik me rritjen e bruto produktit vendor me qëllim të rritjes së standardit jetësor të qytetarëve, luftën kundër krimit dhe korrupsionit , përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në punën e gjyqësorit, sundimit të drejtë t[ ligjit dhe tranzicionit energjetik në drejtim të shfrytëzimit të energjisë së gjelbër.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se aktivitetet kryesore të Qeverisë që në ditët e para janë të kahëzuar drejt menaxhimit me krizën energjetike, si dhe në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve me anë të rritjes së pensioneve dhe pagës minimale.
Gjatë vijimit bisedës, koordinatorja e përhershme e KB-së, Duxhak, i theksoi iniciativat pozitive që janë ndërmarrë deri më tani në shumë fusha dhe veçoi tranzicionin e energjisë së gjelbër në vend, për të cilin nga programi zhvillimor i UNDP-së janë ndarë 7.8 milionë dollarë si grant për vendin tonë..
Kryeministri Kovaçevski theksoi se mbështetja e KB-së, përmes programeve të UNDP-së, konfirmon përkushtimin e Qeverisë për tranzicionin e energjisë së gjelbër në krye të prioriteteve të saj dhe se krijohen kushte shtesë për projekte energjetike nga burime të ripërtëritshme.