Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski, udhëheq delegacionin qeveritar në Konferencën e sivjetme të Sigurisë në Mynih, e cila fillon nesër më 18 shkurt dhe do të zgjasë deri të dielën.
Kryeministri Kovacevski dhe anëtarët e delegacionit të përbërë nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani gjatë kohës treditore të punës të konferencës do të marrin do të marrin pjesë në disa ngjarje qendrore dhe shoqëruese në kuadër të agjendës së konferencës, si dhe në disa takime dypalëshe të përbashkëta dhe të veçanta.
Ky edicioni i 58-të i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, i cili këtë vit i kushtohet temës "Bashkëpunimi Ndërkombëtar në kohëra të rritjes së krizave" dhe ku marrin pjesë krerë të shumtë shtetesh, krerë qeverish dhe ministra, si dhe përfaqësues të lartë të për çështje të rëndësishme të sigurisë së organizatave ndërkombëtare, Kryeministri Kovaçevski do të takohet edhe me liderë nga rajoni dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve të veçanta dhe organizatave ndërkombëtare.
Të shtunën, më 19 shkurt, Kryeministri Kovacevski, në kuadër të programit zyrtar të Konferencës së Sigurisë së Mynihut të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), do të mbaj fjalim në debatin për perspektivat e BE-Ballkanit Perëndimor "Mos u ndani - duke vizatuar një rrugë për "BE-në dhe Ballkanin Perëndimor".
Në kuadër të aktiviteteve të anëtarëve të delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska do të mbajë fjalim në Panelin "Mbrëmja kushtuar inovacionit". Petrovska do të marrë pjesë në sesionin “Bashkëbisedim me ministren e re gjermane të Mbrojtjes”. Ministrja e Mbrojtjes do të marrë pjesë edhe në një seancë kushtuar kontrollit të armëve, si dhe në panelin “Rusia, Ukraina dhe siguria në Evropë”, si dhe do të ketë disa takime me ministrat e Mbrojtjes dhe autoritetet ushtarake e të mbrojtjes.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, do të marrë pjesë në një ngjarje të veçantë së bashku me të gjithë Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Berbok. Osmani do të mbajë fjalimin e tij në manifestimin “Vrima në zemër të Evropës? Kthim në drejt Ballkanit Perëndimor “dhe do të ketë disa takime me kolegë nga vendet evropiane dhe joevropiane.