Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjinat e vizitës së tij punuese në Vatikan dhe Romë, me rastin e 24 majit – Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Kirili dhe Metodi, sot realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov,
Në takimin, ku morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të të dy vendeve, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov realizuan bisedë konstruktive, jo vetëm për çështjet e hapura politike, por edhe për krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet tërë bota. Me këtë rast u theksua se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka qëllim të qartë, që ka të bëjë me ballafaqimin me krizën, mbrojtjen e standardit të kategorive më të cënueshme të qytetarëve, përkrahjen e kompanive që të bëhen likuide dhe sigurimin e investimeve adekuate, të cilat do ta inicojnë rritjen ekonomike.
Në takimin, kryeministrët Kovaçevski dhe Petkov, nga ministrat resorë u informuan për bisedat në nivel ministror, për çka u pajtuan se nevojitet që të njëjtat të vzhdojnë me qëllim që të arrihet deri te dokumenti, i cili do të ishte i pranueshëm për të dy shtetet dhe do të mund të paraqesë bazë për zgjidhje, e cila do të mund të ndahet me institucionet në të dy shtetet.Takimi u shfrytëzua edhe për bisedë lidhur me nevojën për vazhdimin e dialogut për zhbllokimin e procesit për hapje të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Kryeministri Kovaçevski gjatë bisedës me kryeministrin Petkov, tha se për të dy vendet përfitimi më i madh është që procesi i aderimit të zhbllokohet me zgjidhje të bazuara në vlera evropiane, të përkrahura dhe pranuara nga të dy palët me respektimin e dinjitetit të qytetarëve,