Kovaçevski: Urime dhe faleminderit deputetëve që votuan për të ardhmen evropiane të vendit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, shprehu falënderim dhe përgëzim të madh për deputetët që sot në Kuvend votuan konkluzionet për propozimin evropian.

“Urime dhe falënderime të mëdha për deputetët që treguan sot kapacitetin e tyre demokratik, mbështetën konkluzionet për propozimin europian dhe votuan për të ardhmen europiane të vendit.

Nuk ka patriotizëm më të madh se të përkrahësh prosperitetin e vendit dhe vendimet që janë me interesin më të lartë për shtetin dhe qytetarët.

Më në fund, gjuha maqedonase do të ketë jehonë kudo në Evropë. Kështu e duan shtetin, me vendime të mençura dhe burrështetas!”, thuhet në postimin në profilin e kryeministrit Kovaçevski në FB.