Kryeministri Kovaçevski u takua me ambasadorin kosovar Qehaja: Përcaktimet drejt zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore janë të rëndësishme për përparimin e tërë rajonit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski është takuar me ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në vend, Florian Qehaja.

Në takim u konstatua se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie bilaterale miqësore dhe konstruktive, të bazuara në dialog dhe pa çështje të hapura.

Bashkërisht është vlerësuar se vendosmëria e Maqedonisë së Veriut dhe e Kosovës drejt zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore është domethënëse për progresin e të gjithë rajonit.

Në këtë drejtim, Kryeministri Kovaçevski e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur rreth dokumenteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njoftoi se vendi ynë e mbështet dialogun e mëtutjeshëm mes Prishtinës dhe Beogradit me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve dhe në këtë mënyrë garantimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit.

Në takim u përshëndet progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane dhe fillimi i negociatave pas anëtarësimit në NATO, si dhe politikat e Kryeministrit Kovaçevski dhe Qeverisë ndaj perspektivave të qytetarëve dhe shtetit.

Në takim u diskutua për nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në procedurat e lehtësimit të kufijve dhe për çështje të tjera aktuale, siç është situata energjetike.

Gjithashtu janë shqyrtuar edhe mundësitë për datën e mbajtjes së seancës së dytë ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës gjatë vitit 2022,

Kryeministri Kovaçevski i uroi ambasadorit Qehaja mandat të suksesshëm.