Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp, të cilën e mbajtën bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jetoj Shaqirij, informuan për pikat dhe konkluzionet nga mbledhja e djeshme e 75-të.
Zëdhënësit e paralajmëruan Panairin e parë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm "Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur", i cili do të mbahet në Beograd, prej nesër nën patronazhin e qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, si pjesë e nismës "Ballkan i Hapur".
Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në ngjarje për ekonominë tonë do të thotë eksport më i madh, blerje dhe plasmane dhe tregje për ushqim dhe verë maqedonase. Njëkohësisht do të promovohen kapacitetet turistike të vendit dhe do të tërhiqen turistë të ri nga rajoni dhe më gjerë.
Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet përmes 42 kantinave dhe 3 distilerive, si dhe dhjetra prodhuesve të ushqimit me ofertë për degustim të kuzhinës autentike maqedonase.
Në mënyrë plotësuese, Maqedonia e Veriut do të jetë e përfaqësohet edhe në "Mbrëmjen maqedonase", nen patronazhin e Kryetarit të Qeverisë Dimitar Kovaçevski, ku do të promovohet ekonomia maqedonase përmes prezantimit të verërave, ushqimit, muzikës dhe turizmit.
Në pjesën politike do të mbahet Samiti tradicional i liderëve të Ballkanit të Hapur i kryesuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe panel diskutime.
Do të nënshkruhet Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mekanizmave për sigurimin me ushqim në Ballkanin Perëndimor.
Nga sfera e kulturës do të nënshkruhet Memorandumi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e kinematografisë dhe veprimtaritë audiovizuale në Ballkanin Perëndimor, si dhe në Plan Operativ në fushën e mbrojtjes civile.
Për të gjitha tre dokumentet të cilat ishin në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u miratuan raporte për bisedimet e realizuara dhe tekst-dokumentet e përcaktuara të cilat do të përfundohen gjatë vizitës së delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd.
Në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësit informuan, se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente pas stuhisë së djeshme dhe po bëhen përpjekje maksimale për të sanuar dëmet.
Në atë drejtim, u tha në konferencën e sotme për shtyp, institucioni kompetent, gjegjësisht Qendra për Ballafaqim me Kriza veçmë informoi për dëmet e përcaktuara nga moti i ligë.