Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, deklaroi se Qeveria ka kohë që po merr masa kundër krizës në fushën e energjisë elektrike, që nga fillimi i krizës energjetike në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në kapacitet shtetërore.
“Për këtë vit prodhimi parashikohet të jetë 25% më i lartë se vitin e kaluar dhe këto janë kapacitetet që disponon Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për REK Manastir, Osllomej, TEC Negotinë, centrali në kuadër të ESM dhe hidropotencialeve, hidrocentralet në dispozicion të shtetit dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë”, tha Kovaçevski.
Ai nënvizoi se akuzat se masat janë vonuar janë të pabaza dhe, siç tha ai, pikërisht nga një strukturë politike që ka qenë në detyrë për më shumë se gjysmën e kohës gjatë pavarësisë së shtetit dhe nuk ka investuar në sektorin e energjisë elektrike.
Kryeministri Kovaçevski informoi se plani për prodhimin e kapaciteteve shtetërore është rritur për 25 për qind dhe shteti po ndërhyn me mjete financiare për blerjen e lëndëve të para për prodhimin e energjisë elektrike, për shkak të rritjes së çmimit të thëngjillit e cila ishte 43 euro për ton, dhe tani është deri në 93 euro.
“ESM i furnizon të gjitha nevojat pa import në tregun e rregulluar të brendshëm, domethënë për të gjitha amvisëritë dhe të gjithë konsumatorët e vegjël. Shtatëdhjetë e dy mijë kompani në vend, të cilat janë konsumatorë të vegjël, furnizohen në tregun e rregulluar, ku rryma subvencionohet nga shteti në vlerë prej 80%”, u përgjigj Kovaçevski.
Ai shtoi se pas diskutimeve me odat ekonomike do të vihen në dispozicion sasi shtesë të energjisë elektrike, të cilat do të jenë nën çmimet e tregut që vlejnë në bursë. Me shpalljen e gjendjes së krizës, kompanitë do të pajisen me energji elektrike nga burimet e ripërtëritshme, pasi si më parë nuk do të synohet për tregun e rregulluar, por për kompanitë në tregun e hapur, të cilat do t'u japin energji elektrike, e cila është nën çmimin e tregut.
Kërkesa e dytë ishte që të vihej në funksion termocentrali i gazit “TETO” në Shkup. Ajo është në pronësi private dhe tashmë Ministria e Ekonomisë po bisedon me pronarët e “TETO”-s për ta vënë në funksionim, ndërkohë negocijatat po rrjedhin për ta vënë në funksionim dhe e dyta çmimi me të cilin do të merret për energji elektrike të jëtë që nën çmimet e bursës që mbizotërojnë aktualisht për energji elektrike”, shpjegoi Kovaçevski, i cili shtoi se vizita e sotme në Bullgari është për të siguruar funksionimin papengesa të rrjedhës të energjisë elektrike ndërkombëtare, përmes këtij fqinji dhe për të siguruar mungesën e energjisë elektrike nëse ato ndodhin gjatë dimrit.
“Kjo është ajo që po bën Qeveria për të pasur furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike dhe për të siguruar çmime që do të jenë optimale për ekonominë maqedonase. Unë jam në komunikim të përditshëm me Kryetarin e Dhomës Tregtare dhe kryetarin e Lidhjes së Odave Ekonomike dhe disa kompani për ta kapërcyer këtë. Kjo nuk është sfidë vetëm e jona, është sfidë për të gjitha vendet e rajonit, të gjithë po përballen me këtë problem.
Tashmë kemi një shtet fqinj që ka kufizime të energjisë elektrike nga 5 deri në 9 orë në ditë. Sepse në rajon, kapacitetet prodhuese të cilët janë në dispozicion janë të dala nga ish-Jugosllavia. Të gjitha objektet janë mbi 40 vjeç. Të gjithë inxhinierët në ESM janë të angazhuar për të siguruar funksionimin e tyre të pandërprerë. Vetëm është kompletuar lëshimi bllokut të tretë të REK Bitola”, është përgjigjur kryeministri Kovaçevski në pyetjen lidhur me krizën energjetike dhe furnizimin e pandërprerë me energji elektrike.