Takimi Osmani – Peach

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani pati takim me të Dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, i cili po qëndron për vizitë pune dyditore në vendin tonë.

Në takim, Osmani e përshëndeti angazhimin intensiv të Peach në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që e konfirmon edhe përkushtimin konzistent të Mbretërisë së Bashkuar për rajonin tonë.

Мinistri e njoftoi të Dërguarin Special me procesin e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe të Skriningut, duke shprehur bindje se i njëjti do të kontribuojë në progresin e pashmangshëm eurointegrues, përmes progresit të qëndrueshëm në zbatimin e reformave të BE-së në vend.

Të dy bashkëbiseduesit iu referuan bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve në fusha të tjera me interes të përbashkët. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë partneri ynë i dytë më i madh tregtar dhe një nga investitorët e huaj direkt më të mëdhenj në vendin tonë.

Përfaqësuesi Special, Peach siguroi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe procesin e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të kapërcehen të gjitha rreziqet dhe pasojat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë. Ai përshëndeti rolin dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut si aleate në NATO në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë globale.