Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Vjenë, realizoi takim me Ministrin Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Shallenberg.
Në fokus të takimit ishin zhvillimet aktuale në rajonin e OSBE-së, përfundimet nga mbajtja e Këshillit Ministror të OSBE-së në Poloni, si dhe prioritetet e presidencës me Organizatën nga ana e Maqedonisë së Veriut. Temë qendrore ishin pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës por edhe jostabiliteti në gjithë rajonin e OSBE-së, konfliktet tjera si dhe roli i Organizatës.
Të dy ministrat iu refereuan edhe sfidave aktuale rreth migrimeve me të cilat përballet kontinenti evropian me ç’rast u potencua roli i Maqedonisë së Veriut, e cila me sukses përballet me flukset e migrantëve, që janë pjesë e të ashtuquajturës Ruta ballkanike e lëvizjes.
“Nënshkrimi i Marrëveshjes në mes Bashkimit Europian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për aktivitete operuese, të zbatuara nga agjencioni i BE-së- Fronteks, me të cilin vendosen zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata në përballjen me migrimin ilegal dhe krimin ndërkufitar paraqet vlerë thelbësore të shtuar në përballjen me krizën e migrantëve. Ashtu si edhe më parë, ne mbetemi partnerë edhe të Bashkimin Evropian por edhe të rrethit tonë më të gjerë rajonal, me qëllim ballafaqimin me çfarëdolloj eskalimi të mundshëm të këtyre situatave” theksoi Osmani.
Osmani falënderoi për pjesëmarrjen e zyrtarëve austriak policor në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar për mbrojtjen e kufirit tonë jugor, të mbështetur nga Komisioni Europian, si kontribut i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të policisë sonë kufitare në luftën kundër migrimit ilegal dhe kontrabandimit të migrantëve.
Bashkëbiseduesit iu referuan edhe thellimit të bashkëpunimit të zhvilluar ekonomik në mes dy vendeve, pasojave politiko-ekonomike të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës dhe temave të tjera aktuale ndërkombëtare.