Kovaçevski, nikoqir i Iftarit: Të bashkuar në vlerat e vërteta, ndërtojmë një të ardhme të përbashkët

Krytari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski organizoi Iftar ku morën  pjesë kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema Shaqir efendi Fetai, ministrat dhe anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, deputetë, kryetarë të partive politike, redaktorë dhe mysafirë të tjerë.

“Në këtë mbrëmje iftari, rrimë ulur së bashku në tavolinë, ndajmë bukën, ndajmë respekt të ndërsjellë – dhe kjo është pasqyra më e mirë e vlerave drejt të cilave jemi përcaktuar. Ajo është unitet, në shoqëri të barabartë për të gjithë, në të ciën së bashku i tejkalojmë sfidat dhe së bashku i hapim perspektivat, ndërtojmë ardhmëri për çdo njeri, për çdo familje, për shtetin tonë të përbashkët, i cili është shtëpia jonë e përbashkët”, porositi Kovaçevski.

Ai theksoi se sivjet agjërimi i Ramazanit përputhet me agjërimin e Pashkëve, se agjërimi bëhet ndryshe, por se mesazhet e të dyja festave fetare – si i Ramazanit ashtu edhe Pashkëve, janë të njëjta.

“Të duam, të falim, ta kuptojmë njëri-tjetrin”, ftoi Kryeministri Kovaçevski.

Ramazani, siç tha Kryeministri Kovaçevski, konsiderohet muaj i ripërtëritjes së shpirtit dhe trupit, sepse është një shans për të perceptuar dhe pranuar atë që është e vlefshme.

“Mbrëmja e Iftarit, e cila mbledh familjarë, të afërm, miq, e cila feston bashkësinë, është vetëm një konfirmim se uniteti është ndër vlerat më të larta. Sepse të gjithë mund ta bëjnë vetë. Por të gjithë së bashku, sigurisht që munden - dhe më shumë e më mirë.

Në prag të Bajramit ju uroj të gjithëve shëndet, paqe dhe gëzim në shtëpitë tuaja. Dhe le ta mbajmë dhe ushqejmë këtë komunitet tanë, në shoqërinë që jemi bërë shembull si në rajon ashtu edhe në Evropë, si të studiojmë, punojmë, jetojmë së bashku, në paqe.

Ju uroj një iftar të këndshëm dhe ju falënderoj që jeni këtu”, iu drejtua të pranishmëve në mbrëmjen e Iftarit, Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski.