Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të organizojë ditë informuese për Planin Operativ për punësim dhe masat e tjera të ministrisë

Ministria e Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme do të organizojë ditë informuese në një numër më të madh komunash, ku para opinionit do të prezantohen masat nga Plani Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2025, si dhe masat e tjera të parashikuara në Programet e punës së ministrisë.

Në këto takime, përveç përfaqësuesve të ministrisë, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale, Agjencisë për Punësim dhe Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë.

Në ditët informuese janë të ftuar odat ekonomike, shoqatat e zejtarëve, shoqatat e të rinjve dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të informohen më detajisht për Planin Operativ për punësim dhe masat e tjera të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Dita e parë informuese do të mbahet nesër (05.06.2025, e enjte) në orën 10:00 në Sallën e Këshillit të Komunës së Prilepit, ku do të jetë i pranishëm zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.