Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar sot Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë të pranishëm ishin ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azil Aliu.
Në fokus të bisedimeve ishte progresi në procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kryeministri Kovacevski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe të Sllovenisë si partner bilateral i vendit tonë në procesin e zbatimit të reformave.
"Republika e Maqedonisë së Veriut është në një pikë kthese të historisë që kërkon nga ne të tregojmë lidership dhe bashkim të të gjithë aktorëve politikë në Kuvend", tha në takim kryeministri Kovaçevski, duke shprehur shpresën se edhe këtë herë vendi ynë do të qëndrojë në anën e duhur të historisë me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë dhe miqve të vjetër, përfshirë Slloveninë.
Kryeministri Kovaçevski, gjithashtu e theksoi faktin që Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë vende miqësore, pa çështje të hapura, ndërsa marrëdhëniet bilaterale bazohen në miqësinë tradicionale shumëvjeçare.
Në atë drejtim, së bashku ishte përshëndetur nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, për të cilën ishte theksuar se pa dyshim do të kontribuojë në intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Të dy palët e theksuan edhe përparimin e madh të Maqedonisë së Veriut në plan rajonal, ku vendi ynë është i njohur si partner kredibil i Bashkimit Evropian dhe NATO-s në sigurimin e paqes dhe sigurisë rajonale.
Presidentja sllovene, Pirc Musar theksoi se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë në mbështetjen e fortë të Sllovenisë sepse vendi ynë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në familjen e madhe evropiane.