Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Bruksel u takua me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen. Kryeministri Xhaferi është në vizitën e tij të parë të punës në Bruksel dhe e paraprin delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryetari i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në takim u bisedua për procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, zhvillimet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, si edhe për gjendjen aktuale në rajon.
Në këtë drejtim u konstatua se Maqedonia e Veriut ka arritur përparim të madh në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Xhaferi theksoi se Qeveria, edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë, përkushtim dhe në kohë, ti zbatojë të gjitha proceset dhe detyrimet që dalin nga negociatat e nisura për anëtarësim me Bashkimin Evropian, si edhe se Qeveria e mbështet procedurën e nisur për ndryshimin e Kushtetutës, për të cilën do të punojnë me përkushtim për të siguruar shumicën e nevojshme.
Kryetari i Qeverisë e falënderoi Kryetaren e KE-së, Von der Lejen, për iniciativën – Plani i rritjes, për të cilën u theksua se paraqet ofertë konkrete për integrim të përshpejtuar të Rajonit, gjë që vlerësohet shumë nga Maqedonia e Veriut.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen ia uroi Xhaferit zgjedhjen për Kryetar të Qeverisë dhe shprehu bindjen se Qeveria do të vazhdojë edhe në të ardhme me aktivitetet për arritjen e reformave të duhura nga negociatat e aderimit, por edhe nga agjenda reformuese e Planit për rritje