„Është nder dhe kënaqësi e veçantë për ne që jemi në mesin e këtyre njerëzve dhe së bashku me ta të festojmë 75-vjetorin e ekzistencës së Aleancës së NATO-s, aleancës më të madhe të mbrojtjes në historinë botërore.
Si shtet jemi të gatshëm të kontribuojmë në gjithçka që përfaqëson vlerë, jemi këtu së bashku me aleatët tanë që të konfirmojmë përkushtimin tonë si deri më tani ashtu edhe në të ardhmen se do të promovojmë paqen, stabilitetin dhe sundimin e ligjit ndërkombëtar.
Si një popull numerikisht i vogël duam të konfirmojmë se ajo që është e rëndësishme për ne, është që në ditët të cilat i kalojmë këtu për çështjet e rëndësishme që i diskutojmë, të marrim vendimet më domethënëse që do të formësojnë të ardhmen e njerëzimit në dekadat e ardhshme.
Edhe ne do të japim kontributin tonë, Maqedonia si shtet synon të vazhdojë të funksionojë në atë mënyrë dhe të promovojë vlerat, si qeveri maqedonase duam të jemi krah për krah me aleatët tanë dhe të konfirmojmë shpirtin liridashës të popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas.
Ajo që dua të konfirmoj gjithashtu është se ne mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve tona, gjegjësisht të paktën 2 për qind e BPV-së të investohen në modernizimin e ushtrisë sonë, diçka që është shumë e rëndësishme, sepse vetëm kështu do të ndjekim hapat bashkëkohore dhe do të ndjekim Aleancën më të madhe të Mbrojtjes Botërore që ka ekzistuar ndonjëherë.“