Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot mbajti takim pune me përfaqësuesit e SHMBRE - Shoqata maqedonase për burime të ripërtëritshme të energjisë, organizatë në të cilën janë anëtarë subjektet vendore dhe të huaja të cilët janë aktive në fushën e burimeve të ripërtëritshme.
Gjatë bisedës, ministrja i njoftoi bashkëbiseduesit me prioritetet e Ministrisë së re të Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe me atë rast theksoi se synon të lidh bashkëpunim të rëndësishëm me shoqatën, duke marrë parasysh qëllimet strategjike për tranzicionin e gjelbër dhe dekarbonizimin e shtetit në vitet e ardhshme.
Njëkohësisht, ministrja e theksoi rëndësinë e rritjes së vazhdueshme të pjesëmarrjes në të ashtuquajturën energji e gjelbër në prodhimin dhe konsumin e përgjithshëm të energjisë në vendin tonë, duke theksuar se investimet në këtë sferë janë vërtet të rëndësishme, por për rëndësinë e tij flet edhe fakti që se zhvillimi i mëtejshëm duhet të zhvillohet paralelisht me modernizimin e rrjetit elektroenergjetik dhe rritjen e kapaciteteve për ruajtjen e energjisë së fituar nga burimet e rinovueshme.
Në këtë kontekst, ministrja theksoi se në pjesën e kapaciteteve për ruajtjen e energjisë nuk është bërë progres i dukshëm në vitet e fundit dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të SHMBRE-së që të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim në periudhën që vijon, me qëllim që të sigurohet përfitim maksimal nga përdorimi i energjisë nga burimet e rinovueshme.
Pos kësaj, në takim u diskutua edhe për planet e tranzicionit energjetik të vendit, ku bashkërisht u konstatua se kujdesi për tranzicion të drejtë nuk do të shkaktojë goditje në ekonominë dhe popullatën, por përkundrazi, do të sigurojë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate nga të cilat do të përfitojnë të gjithë aktorët në sferën e energjisë në vendin tonë.
Përfaqësuesit e SHMBRE-së e njoftuan ministren me aktivitetet e ndërmarra nga kjo shoqatë dhe u shprehën të kënaqur që pas shumë vitesh është themeluar një Ministri e përshtatshme e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, përmes së cilës mund të adresohen të gjitha çështjet nga sferat e përmendura dhe të njëjtat të zgjidhen në partneritet me interes, para së gjithash, të qytetarëve të vendit tonë, por edhe të të gjithë palëve të përfshira. Mes tjerash, u diskutua që SHMBRE do të përgatisë propozime nga ana e tyre dhe t'i dorëzojë në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.