Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, në takimin me krerët e komunave nga rajoni planor Jugperëndimor, ka hapur të gjitha çështjet prioritare me të cilat ballafaqohen autoritetet lokale.
Ministri Perinski theksoi se më e rëndësishmja është prioritizimi i nevojave të qytetarëve dhe me projekte të mira të qasemi drejt zgjidhjes së tyre në mënyrë efikase. “Qeveria ka siguruar mjete dhe zgjidhja e nevojave të qytetarëve është prioritet për ne, prandaj komunat duhet të tregojnë gatishmëri për realizim efikas të një qind milionë eurove në dispozicion vetëm për këtë vit”.
Në takim u theksua se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të sigurojë të gjitha kushtet që procesi i grumbullimit të projekteve dhe inspektimi i tyre të jetë efikas dhe transparent.
“Të gjitha komunat kanë mundësi të barabarta, ky është shansi për të treguar gatishmërine se komunat kanë kapacitet për të realizuar fonde më të mëdha nga viti i ardhshëm. Qëllimi i Qeverisë është tejkalimi i çështjeve ekzistenciale me të cilat qytetarët nuk duhet të përballen në rrethanat e sotme, siç janë përmirësimi i infrastrukturës rrugore, infrastrukturës komunale dhe sociale. Presim projekte që do të zgjidhin problemet reale dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve në të gjithë vendin”, tha Perinski.
Nga ana e përfaqësuesve te pushtetit lokal theksuan se do të aplikojnë në thirrje për të siguruar realizimin e investimeve më të mëdha kapitale, ku u theksuan projektet sç janë impianti për trajtimin e ujërave të zeza për fshatit Trpejca të Ohrit, ujësjellës për fshatin Sllansko në Makedonski Brod dhe rruga Pllasnicë - Dvorci - Lisiçani në Komunën e Pllasnicës si pjesë e investimeve për të cilat aplikojnë komunat.