“Ka institucione kompetente që do ta ndriçojnë rastin në dy pjesë. Pjesa e parë është deri në momentin që akoma nuk ka ardhur personi, ndërsa pjesa e dytë është pasi vjen personi, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski sot në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se a do të kërkojë përgjegjësi nga Kryeparlamentari i Kuvendit Gashi për dërgimin e sigurisë në aeroportin e Shkupit.
Kryeministri Mickoski theksoi se nëse institucionet konstatojnë tejkalim apo kryerjen e veprës penale atëherë i njëjti person do të dalë para drejtësisë, duke potencuar se nuk do të lejojë që askush të jetë mbi ligjin.
Nëse institucionet konstatojnë një tejkalim apo kryerjen e një vepre penale, atëherë të jeni të sigurt që i njëjti person do të sillet para drejtësisë. Askush nuk do të jetë mbi ligjin në këtë vend, nuk ka njerëz të tillë që do të jenë mbi ligjin sa jam Kryeministër. Kur nuk do të jem unë Kryeministër, atëherë mund të ketë të tillë. Por për sa kohë jam unë nuk ka njerëz që do të jenë mbi ligjin. Dhe nëse vërtetohet ajo që pretendoni, atëherë të jeni të sigurt se për atë person do të ketë përgjegjësi”, ishte decid Kryeministri Mickoski.